Çahet tubacioni i ujit të pijshëm në Kënetë
16/06/2010 Sapo ka përfunduar projekti i shtrimit me një vlerë 1 milion dollarë
Banorët u rikthehen bidonëve, specialistët asnjë dokument për supervizimin
DURRES- Janë rikthyer radhët e gjata, pritjet në diell, karrocat, bidonët për furnizimin me ujë të pijshëm për dhjetëra familje në Kënetë. Qindra banorë në zonën e ish-Kënetës në Durrës nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre. Në kulmin e temperaturave të larta dhe nën vapën përvëluese, dhjetëra gra të moshuara, burra, vajza dhe fëmijë drejtohen çdo ditë drejt “oazit” të tyre, buzë urës ku kalon tubacioni i ujit të pijshëm. Ndonëse pranë banesave të tyre është ndërtuar rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm, banorët shprehen se asnjë pikë uji nuk vjen në banesat e tyre. Situata e rënduar e mungesës së ujit në Kënetë vjen në një kohë kur ka përfunduar shtrimi i rrjeti shpërndarës në disa skolina me radhë. Tubacioni kryesor është shtrirë duke filluar në skolinën 4,5, 6 dhe deri në buzë të rrugës së shtruar që lidh unazën e qytetit me autostradën tek mbikalimi në Shkozet. Më problematike situata është tek banesat rreth e rrotull tregut të makinave, pularisë etj. Për të siguruar ujin, ata vijnë me bidonë e karroca pranë urës në rrugën e re të Kënetës, aty ku një pjesë e tubacionit të ujit të pijshëm qëndron i zbuluar. Banorët e Kënetës kanë bërë lidhje provizore për të mbushur ujë në këtë vend, ndërsa të tjerë vendosin pompat në distanca të ndryshme në pritje të ardhjes së ujit. Situata në fjalë nuk komentohet nga drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, e cila ka pohuar se nuk e njeh investimin e bërë në këtë zonë. Tubacioni me diametër 200 mm që është shtrirë paralel me rrugën e re në Kënetë ka dalë jashtë funksionit, pasi është ndërhyrë në disa vende duke e dëmtuar në shumë pika linjën. Banorët kanë thënë se që prej muajit shkurt blejnë ujin me një çmim prej 700 lekësh për 1000 litra ujë, ndërsa kanë pohuar se që nga koha e përfundimit të projektit dhe shtrimit shtëpi më shtëpi të linjave e deri më tani në rubinete nuk ka shkuar asnjë pikë ujë. Shteti ka shpenzuar 1 milion dollarë për të zbatuar projektin, i cili nuk është zbatuar sipas standardeve. Drejtori i Ndërmarrjes së Ujit Doklead Ademi ka pranuar se ka mësuar nga specialistët e ujësjellësit për shtrimin e tubacioneve të ujit të pijshëm në gjatësinë që kap skolinat 6 deri në 14. Por inxhinierë e teknik të ujësjellësit nuk dinë të thonë më shumë, pasi nuk kanë në sirtarë asnjë dokument dhe se nuk kanë dijeni as për supervizimin e investimit. Xh. Gradica
Montonte pompën e ujit,
mbytet në pus 40- vjeçari
DEVOLL- Një 40- vjeçar nga rrethi i Devollit rrëshqiti teksa punonte pranë një pusi dhe brenda këtij çasti u gjet në brendësi të ujërave të tij. Në pamundësi për të dalë mbi sipërfaqen e ujit, ai u nda përfundimisht nga jeta. Nga pusi u nxor vetëm trupi i tij i pajetë. Megjithatë, policia, përmes informacionit të saj, nuk arriti të sqaronte nëse 40- vjeçari gjeti vdekjen për shkak të mbytjes apo nëse ai kishte pësuar goditje vdekjeprurëse gjatë rënies. Mësohet se viktima është Gurali Hoxha, banues në fshatin Tren të rrethit Devoll. Gurali Hoxha kishte shkuar në qytetin e Bilishtit për të montuar një pompë uji te një banor i këtij qyteti. Pikërisht në këtë kohë, kur ai kishte filluar të montonte pajisjet e pompës, kishte rrëshqitur dhe brenda një çasti të shkurtër ishte gjendur në brendësi të pusit. Fill pas kësaj ngjarjeje, kishte qenë i zoti i shtëpisë ai që kishte vënë në dijeni policinë për gjithçka kishte ndodhur. Megjithatë, veprimet hetimore procedurale kanë treguar se 40- vjeçari kishte gjetur vdekjen aksidentalisht gjatë kohës që punonte. Burimet policore konfirmuan gjithashtu se “40-vjeçari kishte shkuar në qytetin e Bilishtit për të montuar një pompë uji dhe se gjatë kohës së punës ai kishte rrëshqitur dhe si pasojë e kësaj rrëshqitjeje kishte gjetur vdekjen. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme. V. Hasani