“Albademil” e Delijorgjit, borxh 500 mijë dollarë “MEICO”-s
15/06/2010 Specialisti i ushtrisë tregon shpenzimet e transportit
TIRANË- Kompania “Albademil” i ka një borxh të pashlyer “MEICO”-s, strukturës së armatimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, teksa shifra kap vlerën e 500 mijë dollarëve. Këtë fakt e ka deklaruar dje para gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, drejtori i “MEICO”-s, Granit Leka. Sipas tij, borxhi nuk është i ri, por i akumuluar nga vitet 2007-2008. Në kohën kur ky borxh ishte aktual, Leka ka qenë në detyrën e nëndrejtorit të kompanisë “MEICO”, por nuk ka pasur dijeni, pasi gjithçka kontrollohej nga vetë Ylli Pinari, aktualisht i marr në cilësinë e të pandehurit. Ai tha se ka marr dijeni për këtë fakt vetëm pas tragjedisë së 15 marsit, atëherë kur ka marrë edhe drejtimin duke zëvendësuar Ylli Pinarin. “Albademil”, sipas dëshmitarit nuk ka paguar faturat e demontimit të municioneve dhe kjo gjë vazhdon të mbetet e tillë edhe sot. Leka shtoi se pas tragjedisë të gjitha llogaritë e Mihal Delijorgjit u bllokuan me vendim gjykate dhe në këto kushte nuk është bërë e mundur shlyerja e detyrimeve financiare. Kështu biznesmeni Mihal Delijorgji, ish- drejtor i kompanisë “Albademi”, ka borxhe të papaguara që kapin vlera të mëdha. Këto borxhe janë akumuluar që në kohën kur “Albademil” kryente demontimin e municioneve në Gërdec. Leka konfirmoi edhe faktin tjetër se në bazë të urdhrit të ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, të gjitha shpenzimet e transportit duhej t’i bënte kompania “MEICO”. Pas drejtorit të “MEICO”-s është marr në pyetje nga gjykata edhe sekretarja e ish-drejtorit Ylli Pinari, Suzana Durhani. Ajo i tha gjykatës se aktualisht është me detyrë juriste pranë “MEICO”-s. Durhani deklaroi se merrej me korrespodencën e Pinarit dhe linte takimet me personat, të cilët e takonin atë. Ish - sekretarja tha se e kishte njohur Delijorgjin pasi ka takuar ish - drejtorin e “MEICO”-s, Ylli Pinarin. Ajo tha se nuk ka pasur asnjëherë dijeni për çfarë ishte biseduar në takim, pasi nuk kishte qenë e pranishme. Gjyqtarët pyetën Durhanin nëse e kishte njohur Patrik Henrin administratorin e kompanisë “SAC”, për të cilin ish-sekretarja e Pinarit tha se nuk e ka njohur dhe parë asnjëherë. Një tjetër dëshmi ishte ajo e specialistit Viktor Përshqefës. Ai tha se janë bërë disa përpjekje nga eprori i tij Dashnor Çaushaj për të kaluar shpenzimet e transportit tek ushtria duke ia hequr “MEICO”-s. Ai tha se shefi i tij Ilmi Laçaj e specialisti Fahri Toska e kanë thirrur për të dhënë mendime për këtë gjë. Ndërsa shtoi se kanë diskutuar për shumë probleme mes të tjera edhe për shpenzimet dhe në përfundim është vendosur që ruajtja e Gërdecit të bëhej nga ushtria. Më tej ai rikonfirmoi që në fund të takimit me shefin e tij dhe specialistin Toska të vendosej që kostoja e transportit të përballohej nga “MEICO”. “Pas këtij takimi kam qenë prezent në disa debate mes eprorit tim Ilmi Laçaj dhe drejtorit të Logjistikës, Dashnor Çaushaj, për mbulimin e shpenzimeve. Çaushaj kërkonte që të zbutej një pikë e urdhrit të ministrit ku thuhej që shpenzimet t’i mbulonte “MEICO” dhe të bëhej që shpenzimet t’i bënin Forcat e Armatosura. Shefi im Ilmiu nuk binte dakord dhe kjo sillte debate të vazhdueshme mes tyre”, tha ai.