Më të bashkuar se kurrë

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 18:53
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos thotë se skuadra është e bashkuar si kurrë më parë, pas triumfit në ‘Copa del Rey’, javën që shkoi ndaj Barcelonës.
25 vjeçari e pret me padurim sfidën e së mërkurës ndaj Barçës, e vlefshme për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ky është moment kyç i sezonit. Grupi i futbollistëve është i lidhur më shumë se kurrë”, tha Ramos për uebfaqen e Real Madridit. “Do ta zhvillojmë një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve dhe është koha që ta shfaqim atë unitetin tonë të vërtetë”, shtoi mbrojtësi i djathtë spanjoll.