Çelet ekspozita "Të përballesh me klimën"

Problemet aktuale të mjedisit sidomos ato klimatike për të cilat po flitet më së shumti nëpër botë kësaj here nuk kanë ardhur nga syri i ndonjë studiuesi apo eksperti klimatik por në një këndvështrim të ri nga penat më të mëdha të pesë karikaturistët suedezë : Magnus Bard , Riber Hansson, Helena Lindholm, Love Antell, akrin Sunvisson, dhe atyre Ballkanikë të cilët komentojnë mbi dilemën e klimës globale.
Muzeu Historik Kombëtar mban të zgjuar inetesin për këtë ekspozitë me temë " Të përballesh me klimën" ku të shumtë kanë qenë edhe vizitorët të cilët këtë ditë të dielë i janë drejtuar shpjegimeve ilustruese të sjellë nga mjeshtrat e penës për problemin fenomenal klimatik.
Në ekspozitë gjithashtu qëndrojnë fuqishëm karikaturat ilustruese të shqiptarit Agim Sulaj i cili poshtë ilustrimit të tij shkruan: Unë përdor gjithonë biçikletën- ky është kontributi im për klimën.
Mesazhe, ide deri ne rrugëzgjidhje kanë ardhur në këtë ekspozitë për tu përballur me klimën. Iniciativë kjo nga instituti suedez për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm nën sloganin "Të përballesh me të ardhmen me qëllim nxitjen e diskutimeve rreth shoqërisë së qëndrueshme dhe për të rritur sensibilizimin mbi problemet aktuale të mjedisit. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me 15 qershor.