E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, treni shtyp për vdekje 55-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushje. Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi është shtypur nga treni.

Ngjarja ka ndodhur në orën 08.15 minuta, vetëm një kilometër nga stacioni i trenit të Lushnjes. Viktima është 55-vjeçari Ramazan Koroveli nga fshati Çiflik i Lushnjes i cili ka qënë në shina i pavëmendshëm.
 

Edhe pse ky segment është mjaft i populluar nga tregëtar të frutave perimeve, personi nuk ka mundur ti shpëtoj përplasjes.

Uniformat blu po punojnë për të zbardhur rrethanat në të cilën ndodhi aksidenti ndërsa ka marrë në pyetje makinistin dhe dëshmitarë në këtë vendgjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›