Fundjavë tragjike, mbyten 3 fëmijë në Martanesh e Berat

Kjo ka qënë një fundjavë targjike për 3 familje në Shqipëri. 2 fëmijë në Martanesh janë mbytur në rezervuar dhe një fëmijë në Berat e ka marrë rrjedha e lumin Devoll. Të tre fëmijët janë të moshës 11 vjeç të cilët kishin zgjedhur një rezervuar dhe lumin për tu larë në fundjavë.
Për fat të keq, trupat e viktimat ende nuk janë gjetur. Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se janë 15 polumbarë që po bëjnë kërkimet për gjetjen e trupave të të miturve.
Nga burimet në vengjarje mësohet se dy fëmijët nga Martaneshi me inicialet, Gj.R dhe R.R kanë qenë duke u larë në rezervuar, ndërsa në tentativë për të ndihmuar njëri- tjetrin janë mbytur. Banorët kanë qënë ata që kanë lajmëruar policinë. Shumë prej tyre janë futur në këtë rezervuar për ti shpëtuar por ka qënë e pamundur nxjerrja e tyre jashtë.
I njëjti fat tragjik ishte dhe për 11- vjeçarin nga fshati Banaj i Beratit i cili po lahej në lumin Devoll. Policia tha se fëmija me inicialet K.T ka qenë duke u larë me shokët në momentin e mbytjes. Polumbarët ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 11-vjeçarit.