Rama ben kurban kritiket largon Islamin dhe Harasanin nga kryesia
Sic pritej kryetari i Partisë Socialsite Edi Rama, përjashtoi nga përbërja e kryesisë së re dy nga kritikët e linjës së tij radikale politike, Kastriot Islamin dhe Andis Harasanin, deputetë të disa legjislaturave dhe dy figura të njohura të kësaj force politike. Në mbledhjen e asamblesë e cila do t’i numëronte votat në mënyrë elektronike për kreun e këtij forumi, sekretariatin e ri si dhe kryesinë e re, Edi Rama lancoi kandidatët në konkurim sigurisht pa dhënë shumë arsye për shmangien e qëllimshme të atyre që mendojnë ndryshe ndonëse tha se di të bashkëjetojë edhe ta.
Kastriot Islami s’figuroi në asnjë nga propozimet, ndërsa Andis Harasani largohet si sekretar politik, duke humbur kështu të drejtën për të qenë anëtar i kryesisë.
Lancimin e emrave si kandidatë për kryesinë e re kryetari i PS-së e shoqëroi dhe me një kritike mbi mënyrën sesi ka funksionuar ky forum të paktën gjatë dy viteve të fundit. Këtu z. Rama pranoi dhe kontributin e tij të posacëm në paralizimin e këtij forumi të Partisë dhe kjo nisur nga ndasitë e forta në qëndrime të disa emrave të rëndësishëm të Partisë me kryetarin. Ndaj Rama si zgjedhje mes kritikave të forta ndaj tij të pas 2009-ës, të Blushit, Malajt, Harasanit, Islamit etj zgjodhi rrugën e zgjatjes 2 vjecare të procesit për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë.
Përjashtimi i Islamit dhe Harasanit nga të gjitha forumet drejtuese të Partisë Socialiste, vjen pas lënies jashtë Asamblesë në Kongresin e 5 nentorit të disa figurave të tjera drejtuese të partisë, të njohur si kritikë të politikes radikale 2 –vjecare të kryetarit Rama.