E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Topi Nuk kam kritikuar Shkodren apo qytetarine e saj

Presidenti i Republikës Bamir Topi, ka reaguar zyrtarisht në lidhje me situatën e krijuar pas vizitës së tij në Shkodër.

Kreu i shtetit sqaron se në asnjë rast, në asnjë fjalë apo veprim të tij nuk ka bërë komente kritike ndaj qytetit të Shkodrës, qytetarisë së saj, traditës së pasur të gjuhës apo të kulturës së saj.

Presidenti Topi shprehet se mesazhi kritik, i është adresuar nominalisht një zyrtari të lartë të shtetit, e cila sipas tij, me qëndrime e sjellje joinstitucionale, keqpërdor detyrën kushtetuese, postin publik, etikën institucionale të komunikimit dhe vetë votën demokratike të Shkodrës.

Presidenti i Republikës, në reagimin e tij, rishpreh vlerësimin e tij më të lartë për Shkodrën dhe gjithçka që ky qytet ka përfaqësuar denjësisht në historinë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

Sipas tij, ky vlerësim përbën bazën e nismës për të nderuar ditët e fundit disa nga personalitetet e saj më të shquara qytetare, kulturore e sportive të qytetit të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›