Berisha feston ditelindjen ne Teqen e Sarisalltikut

Kryeministri Berisha zgjodhi Krujën për të festuar 67 vjetorin e ditëlindjes së tij në këtë mes tetori.I rrethuar nga miq, e dashamires, pas përurimit të rrugës turistike të Sarisalltikut, kreu i qeverisë mori urime e dhurata të shumta.
Me pas ai vendosi të ngjitej në malin e Krujës pasi siç u shpreh ai vetë ka mbetur ende një nga gjerat që dëshiron më shumë.
Në majën më të lartë të malit të Krujës, kryeministri Berisha vizitoi Teqen, vendin e shenjtë në Sarisalltik, ku u kryen edhe ritet fetare. Sapo hyje në të gjendej edhe portreti i gdhendur në bronz, portret ky i shenjtërisë së tij Sarisalltikut.
Ai përfaqëson një objekt kulti por pa dyshim edhe me vlera turistike. Në mes të shpellës gjendet një burim me ujë të ftohtë, i shoqëruar me disa shkallë. Kryeministri Berisha dhe Zonja e Parë respektuan ritet që kërkon besimi bektashi.
Për kryeministrin Berisha, kjo ishte një nga festat më të bukura të ditëlindjes së tij, këtu në Malin e Skënderbeut në një fundjave krutane.
Kryeministri Berisha vizitoi Selinë e Kryegjyshatës në Krujë, ku mori urime për ditëlindjen e tij.