Çelsi, 34 milionë euro për Dani Alvesh
Mbrojtësi
çelsi e cilëson Dani Alvesh, mbrojtësin e Barcelonës që vlerësohet 34 milionë euro, si objektivin kryesor për merkaton e verës. Trajneri Karlo Ançeloti kërkon një mbrojtës të krahut të djathtë dhe braziliani i plotëson të gjitha kriteret që kërkojnë në “Stemford Brixh”. Blutë kanë tentuar të afrojnë Alvesh edhe gjatë aktivizimit të tij 6-vjeçar te Sevilja, por lojtari preferoi të transferohej në “Kamp Nou”. Sipas mediave angleze dhe spanjolle, çelsi dhe Siti kanë kontaktuar me menaxherin e 26-vjeçarit.
#