Çelsi-Benfika, Di Mateo: Benfika, fatin e Napolit
Blutë e Londrës janë maksimalisht të motivuar për t’u dhënë përgjigjen e duhur kampionëve të Portugalisë, ashtu siç bënë ndaj Napolit. Trajneri Di Mateo thekson se ndaj Benfikës do të ketë në fushë një ekip të kompletuar, ku të mbizotërojë shpirti luftarak. “E vetmja zgjidhje për t’i dhënë një shans vetes për në finalet e radhës, është të zhvillojmë një superndeshje ndaj Benfikës. Na duhet e njëjta performancë si ndaj Napolit, për t’u dhënë portugezëve përgjigjen që meritojnë. Fitorja në Lisbonë nuk është gjë tjetër veç një motivim më shumë për lojtarët tanë, ndërsa për Benfikën nuk ka për të qenë disfavor”, ka thënë ai.