E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti Barak Obama rikthehet në Uashington

Uashington - Presidenti amerikan, Barak Obama, është rikthyer mëngjesin e sotëm në Uashington pas turit të parë në Evropë dhe Azi si president i Shteteve të Bashkuara. Obama, veç Turqisë, zhvilloi dje edhe një vizitë të papritur në Irak.

Gjatë vizitës së djeshme në Irak, Obama ftoi edhe një herë qeverinë e drejtuar nga shitët të përfshijë gjerësisht sunitët në procesin politik. Ai nuk la pa përmendur edhe faktin e të atit, i cili ka qenë mysliman, dhe fëmijërinë e tij në Indonezi, fakte që e bëjnë atë një president të ndryshëm në ShBA.

"Shtetet e Bashkuara janë pasuruar nga myslimanët amerikanë, -deklaroi Barak Obama. -Shumë amerikanë të tjerë kanë anëtarë myslimanë në familjet e tyre ose kanë jetuar në një vend me shumicë myslimane. E di këtë, sepse jam një prej tyre".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›