Çelsi, edhe Skolari në garën për stolin
Federata Portugeze e Futbollit (PFF) bëri të ditur se Çelsi është interesuar për trajnerin e kombëtares iberike, Luis Felipe Skolari. Blutë kanë filluar "gjuetinë" për drejtuesin e ri të stolit, pas largimit nga detyra të izraelitit Avram Grant. Skolari është në listën e kandidatëve së bashku me Frenk Rajkard, Roberto Mançinin, trajnerin e Bllekbërnit Mark Hjuxhs dhe teknikun e Rusisë, Gus Hidink. Zv/presidenti i PFF-së, Amandio De Carvajo, kontrata e Skolarit me Portugalinë skadon pas Euro 2008 dhe Abramoviç e ka përfshirë në listën emërore nga ku më pas do zgjidhet trajneri i ri. Ndërkohë, ish-trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, ka dalë nga gara për stolin e Çelsit.