Çesk Fabregas: Nuk largohem nga Arsenali
Çesk Fabregas e ka lidhur të ardhmen me Arsenalin, pasi dëshiron që me këtë skuadër të shpallet kampion i Premiershipit. Mesfushori spanjoll shkëlqeu gjatë sezonit të kaluar me "topçinjtë" dhe kjo e shndërroi në objektivin kryesor të merkatos së shumë klubeve të mëdha. Barcelona, Reali i Madridit dhe Milani lidheshin me të ardhmen e 21-vjeçarit, por Fabregas i premtoi besnikëri skuadrës së Venger. "Do të qëndroj tek Arsenali", ishin fjalët e tij. "Bisedova me trajnerin dhe i shpreha besimin tim në projektin që ka ndërmarrë. Dëshiroj të fitoj kampionatin dhe jam nga ata lojtarë që lufton derisa i arrin objektivat që vendos".