Çelsi kërkon Valon BehraminKosovari me pasaportë zvicerane është edhe në fokusin e Juventusit.Edhe Lorik Cana ka qenë i ndjekur më parë nga londinezët e Abramoviçit

Valon Behrami mund të shndërrohet në futbollistin e parë shqiptar që do të luajë për Çelsin. Lajmi është dhënë nga gazeta prestigjioze italiane “Gazzetta dello Sport”, që shkruan nga ana e saj se klubi i miliarderit rus Roman Abramoviç është në ndjekje të lojtarit të Uest Hemit. Kosovari me pasaportë zvicerane është edhe në fokusin e Juventusit, që po e ndjek nga afër situatën.
Trajneri i bluve Luis Felipe Skolari nuk ka shumë para në dispozicion gjatë merkatos së dimrit dhe ai shpreson se trajneri i Uest Hemit do të mbajë mesfushorin e zhdërvjelltë deri në përfundimin të sezonit, e më pas ta marrë Behramin te Çelsi.
Behrami u largua nga Italia për në kampionatin anglez në korrikun e këtij viti te Uest Hemi, pavarësisht se drejtori sportiv i Romës, Bruno Konti e kërkonte te verdhekuqtë romanë. Sipas lajmeve të fundit, “Blutë” e Çelsit shpresojnë të nënshkruajnë me 23-vjeçarin Behrami në përfundimin e sezonit.
E Marte, 23 Dhjetor 2008