E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europës, sistem dhe logo të re

Një nga kompeticionet më historike në futbollin evropian do të transformohet plotësisht në vitin 2009. Kupa UEFA, e lançuar për herë të parë në sezonin 2008-2009, do të shndërrohet në Ligën e Europës, duke filluar nga sezoni 2009-2010. Kompeticioni do të kompozohet në një fazë të re në fazën e grupeve me 48 skuadra dhe Liga e Europës do të ketë një logo të re.

Dymbëdhjetë grupet do të luajnë në total 204 ndeshje. Dy të parat e çdo grupi do të kalojnë direkt në fazën e eliminimeve direkt dhe do të bashkohen me tetë ekipet që e përfundojnë në vendin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve. Do të ketë katër ture kualifikuese në vend të dy që janë aktualisht.

Numri i ekipeve pjesëmarrëse do të shtohet për shkakun e moszhvillimit më të Kupës Intertoto. Ndeshjet e Ligës së Europës do të zhvillohen ditën e enjte ose të mërkurën në javët e rezervuara ekskluzivisht për Ligën e Europës.

E Marte, 23 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›