E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi zhytet në kaos, Skolari problem edhe me Anelkan

Londër - Situata nuk duket aspak e qetë brenda në skuadrën e Çelsit. Tekniku brazilian, Luis Filipe Skolari, tani ka kundër tij edhe futbollistin francez Anelka. Marrëdhëniet e trajnerit janë të acaruara edhe me kapitenin Terri, dhe me Frenk Lampardin.

Sun publikon se shkak i mosmarrëveshjeve të Anelkasë dhe Skolarit është mos hedhja e tij në fushë nga tekniku në ndeshjen e fundit përballë Mançester Junaited. Që pas rikthimit të Didier Drogbasë nga dëmtimi, Anelka në të shumtë e ndeshjeve ka ngrohur stolin e bluve. Po sipas kësaj gazete, mësohet se Anelka do të luajë në këto ndeshje në vendin e Xho Kolit të dëmtuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›