E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klubet shqiptare, rënie në renditjen botërore

IFFHS-ja publikoi dje renditjen e fundit, e cila rifreskohet çdo gjashtë muaj dhe që merr për bazë ndeshjet zyrtare të zhvilluara, të vlerësuara me një koeficient vështirësie (që ndryshon në varësi të kampionateve), në një periudhë kohore prej 1 marsit 2009 deri më 28 shkurt 2010.

Mes 355 klubeve që ka lista gjithsej, ekipi kryeqytetas dhe ai shkodran janë të vetmin që përfaqësojnë Shqipërinë. Por ajo që bie në sy është fakti se të dy ekipet tona kanë pësuar një rënie në renditjen e tyre, krahasuar me gjashtë muaj më parë.

Dinamo tashmë e sheh beten në vendin e 351-të me 66 pikë, ndërkohë që në muajin shtator të vitit të kaluar renditej e 332-ta. Kurse Vllaznia, që renditej në vendin e 333-të gjashtë muaj më parë, sot renditet menjëherë pas Dinamos (e 352-ta), në të njëjtën kuotë pikësh (66). Përsa i përket më të mirave, vazhdon të udhëheqë Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›