Vata-Halili, aleancë për kreun e FSHF-së
Më 9 mars në Durrës do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Federatës dhe rivalët e Armand Dukës për këtë post i kanë kërkuar këtij të fundit rregulla të barabarta gare. Gjithashtu, ata kanë denoncuar disa shkelje statutore, që sipas tyre, po i paraprijnë Asamblesë zgjedhore të 9 marsit. Këto shkelje, për kundërshtarët e Dukës, krijojnë klimën e një pabarazie të kandidatëve në këtë garë.
“Në bazë të statutit të rregullores së Asamblesë, vepron aktualisht komisioni i verifikimit të dokumentacionit të kandidatit. Ky komision, i cili kryhesohet nga Shyqyri Ballgjini, duhet të shpallte me vendim të arsyetuar miratimin e kandidatëve dhe delegatëve në Asamble dhe në të njëjtën kohë, po me vendim, të arsyetonte përjashtimin e ndonjë kandidati apo delegati", deklaroi kandidati për president i FSHF-së, Refik Halili.
Kurse kandidati tjetër, Rudi Vata vuri në dukje se në rendin e ditës të miratuar nga Komiteti Ekzekutiv për këtë Asamble, nuk parashikohen bërje pyetjesh dhe diskutimesh në momentin kur duhet të miratohet buxheti. “Kjo është në kundërshtim me të drejtat që kanë anëtarët e një shoqate, siç është në rastin konkret FSHF-ja. Të gjitha shqetësimet e parashtruara më lart ia kemi bërë me dije UEFA-s dhe MTKRS-së”, u shpreh ish-futbollisti i kombëtares.