E Shtunë, 31 Tetor 2026

ëposhtme: V E N D I M

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjet dhe vendimet e mëposhtme:

  V E N D I M

 

 

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR KRYERJEN E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT KUFITAR, NË PIKËN E PËRBASHKËT TË KALIMIT TË KUFIRIT MURIQAN/SUKOBINË”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar, në pikën e përbashkët të kalimit të kufirit Muriqan/Sukobinë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

 

RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR KRYERJEN E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT KUFITAR, NË PIKËN E PËRBASHKËT TË KALIMIT TË KUFIRIT MURIQAN/SUKOBINË

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I :

Neni 1

 

Ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar, në pikën e përbashkët të kalimit të kufirit Muriqan/Sukobinë.

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E STRATEGJISË SË SHKENCËS, TË TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT, 2009-2015

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Miratimin e strategjisë së shkencës, të teknologjisë dhe inovacionit, 2009-2015, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Ngarkohen zëvendëskryeministri, ministritë dhe institucionet qendrore, të përmendura në tekstin e kësaj strategjie, për  zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

 

PER

 

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË vENDIMIN NR. 248,  DATË 27.4.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,  “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1. Në  pikën 3, të vendimit nr.248, datë 27.4.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

       

        a) Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

 “ç) Përcakton standardet TIK, që do të përdorin Kryeministria, ministritë dhe institucionet në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit/ministrit. Këto standarde publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike.

       

       Në rastet kur standardet mungojnë dhe/ose janë të pazbatueshme, institucionet  e mësipërme janë të detyruara, në çdo rast, të marrin, përpara fillimit  të procedurave të prokurimit publik, mendimin e AKSHI-t.” .

 

        b) Pas shkronjës “k” shtohet shkronja “l”, me këtë përmbajtje :

 

 “l) Gjatë planifikimit të projektbuxhetit të shtetit, Ministria e Financave duhet të marrë  mendimin e AKSHI-t, i cili është organ teknik-këshillimor i institucioneve, të përmendura në shkronjën “ç”, për kërkesat e tyre, për financimin me fonde buxhetore të projekteve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.” .

 

2.  Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik, që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të nxjerrin udhëzimet përkatëse në zbatim të tij.  

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.

 

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

  V E N D I M

 

 

PËR

 

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË FAKULTETIN E MUZIKËS, TË AKADEMISË SË ARTEVE, DHE MIRATIMIN E KUOTAVE DHE TË TARIFAVE PËR KËTO PROGRAME

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.   Hapjen, në Fakultetin e Muzikës, të Akademisë së Arteve, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në:

a)        “Kompozim”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në kompozim.

b)       “Muzikologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në muzikologji.

c)        “Interpretim”, me profilet:

i)              “Piano”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil piano.

ii)             “Violinë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil violinë.

iii)            “Violë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil violë.

iv)            “Violinçel”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil violinçel.

v)             “Klarinetë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil klarinetë.

vi)            “Flaut”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil flaut.

vii)           “Muzikë dhome”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil muzikë dhome.

2.     Këto programe studimi realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është, minimumi një vit.

3.     Kuota e pranimit në këto programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, është 15, prej së cilës 2 për kandidatët nga jashtë kufijve të vendit.

4.     Tarifa e shkollimit për këto programe studimi  është 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi.

5.     Studentët e shkëlqyer nga cikli paraardhës i studimeve nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.

6.     Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

7.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Akademinë e Arteve.

8.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Akademia e Arteve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

***

V E N D I M

 

PËR

HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË VETERINARE, TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS, SI DHE MIRATIMIN E KUOTAVE DHE TË TARIFËS PËR KËTË PROGRAM

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Hapjen, në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, në mjekësi veterinare.

2.     Në përfundim të këtij programi studimesh të doktoratës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr), në mjekësi veterinare.

3.     Kohëzgjatja e këtij programi studimesh të doktoratës është, të paktën, 3 (tri) vite, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.

4.     Kuota e pranimit në këtë program studimi, për vitin 2009, është 30.

5.     Tarifa e shkollimit është 400 000 (katërqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Doktorantët, nga stafi akademik i brendshëm i institucioneve të arsimit të lartë, paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.

6.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

7.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

9.     Hapjen e programeve të studimeve, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, sipas fakulteteve, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, si më poshtë vijon:

A.      Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit:

a)     Në “Teknologji mjedisi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë”, (MND), në teknologji mjedisi.

b)     Në “Menaxhimi i resurseve dhe përmirësimi gjenetik i bimëve”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë”, (MND), në menaxhimin e resurseve dhe përmirësimin gjenetik të bimëve.

c)     Në “Kontrolli i integruar i parazitëve në bimë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në kontroll i integruar i parazitëve në bimë.

ç) Në “Hortikulturë e qëndrueshme”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në hortikulturë e qëndrueshme.

d)  Në “Shkencat e prodhimit shtazor”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në shkencat e prodhimit shtazor.

B.     Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit:

a)         Në “Ekonomi dhe agrobiznes”, me profilet:

i)      “Menaxhimi i ndërmarrjeve”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në ekonomi dhe agrobiznes, me profil menaxhimi i ndërmarrjeve.

ii) “Ekonomi dhe politika agrare”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në ekonomi dhe agrobiznes, me profil ekonomi dhe politika agrare.

iii)  “Zhvillimi rural i integruar”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në ekonomi dhe agrobiznes, me profil zhvillim i integruar rural.

iv) “Menaxhim financiar”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në ekonomi dhe agrobiznes, me profil menaxhim financiar.

C.     Fakulteti i Mjekësisë Veterinare:

a)  Në “Mjekësi veterinare”, me profilet:

i)    “Diagnozë laboratorike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në mjekësi veterinare, me profil diagnozë laboratorike.

ii)     “Klinikë veterinare”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në mjekësi veterinare, me profil klinikë veterinare.

10.   Programet e studimeve “Master i nivelit të dytë” realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është, minimumi, një vit.

11.   Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

12.   Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

13.   Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

 

***

  V E N D I M

 

PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e programeve të studimeve, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në fakultetet e Universitetit të Tiranës, si më poshtë vijon:

D.     Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë:

d)     Në “Gjuhësi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë”, (MND), në gjuhësi.

e)     Në “Studime letrare”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë”, (MND), në studime letrare.

f)      Në “Shkencë e bibliotekave”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në shkencë e bibliotekave.

ç)  Në “Gjeografi”, me drejtimet:

i)      “Gjeografi fizike dhe mjedisore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në gjeografi, me drejtim gjeografi fizike dhe mjedisore.

ii)     “Gjeografi humane dhe rregullim territori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), gjeografi humane dhe rregullim territori.

E.      Fakultetin e Shkencave Sociale:

a.     Në “Kërkime në edukim”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në kërkime në edukim.

b.     Në “Kërkim psikologjik”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në kërkim psikologjik.

c.     Në “Kërkim shkencor në punë sociale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në kërkim shkencor në punë sociale.

F.      Fakultetin e Drejtësisë:

a)     Në “Shkenca juridike civile”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në shkenca juridike civile.

b)     Në “Shkencat penale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në shkencat penale.

c)     Në “E drejta kushtetuese, e krahasuar dhe evropiane”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në e drejta kushtetuese, e krahasuar dhe evropiane.

2.     Programet e studimeve “Master i nivelit të dytë” realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është, minimumi, një vit.

3.     Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

4.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Universitetin e Tiranës.

5.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

***

  V E N D I M

 

 

PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË FAKULTETIN E INXHINIERISË ELEKTRIKE, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në “Automatikë dhe teknologjitë e kontrollit”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë, “Master i nivelit të dytë”, (MND), në  automatikë dhe teknologjitë e kontrollit.

2. Programi i studimeve “Master i nivelit të dytë” realizohet me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është, minimumi, një vit.

3. Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik  2009-2010.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

 

PËR

 

LICENCIMIN E SHKOLLËS “SHKOLLA E LARTË PRIVATE E EDUKIMIT”

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Licencimin e shkollës “Shkolla e lartë private e edukimit”, e cila do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës.

2.             “Shkolla e lartë private e edukimit” do të organizohet në dy fakultete:

a.     Fakultetin e Shkencave të Edukimit, që do të ofrojë programin e studimit, të ciklit të dytë, në “Shkencat e edukimit”, në formën e studimeve me kohë të plotë, dhe programin e studimit “Master i nivelit të parë”, në “Shkencat e edukimit”.

b.     Fakultetin e Menaxhimit dhe të Administrimit, që do të ofrojë programin e studimit “Master i nivelit të parë”, në “Menaxhim dhe administrim i arsimit”.

3.             “Shkolla e lartë private e edukimit” do të ofrojë programin e studimit të ciklit të dytë, me kohëzgjatje 2 vite akademike, me plotësimin, së paku, të 120 krediteve. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë e nivelit të dytë (DND), në “Shkencat e edukimit”.

4.             “Shkolla e lartë private e edukimit” do të ofrojë programet e studimit “Master i nivelit të parë”, të cilat janë pjesë e studimeve të ciklit të dytë, me, së paku, plotësimin e 60 krediteve. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë” (MNP), në:

a.     “Shkencat e edukimit”;

b.     “Menaxhim dhe administrim i arsimit”.

5.             Ngarkohet “Shkolla e lartë private e edukimit”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›