E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çerdhe kurvash dhe një plak i rrjedhur

bld (1)Nga Bledi Mane- Public Enemy

E prishi qetësinë e fushatës. Filloi ti japë gojës siç ia do zakoni, e veç pordhëve të moshës, i dëgjojmë edhe yjneret e shpifjeve. Fiksim i ka këto jetët private të robve, dhe mania për të përgojuar, nuk i njeh frenim. Ngaqë kurrë nuk ka pasur interes askush tek ai, ngaqë nuk ka joshur seksualisht dhe shpirtërisht asnjë femër tjetër përveç Lilit, kompenson të kaluarën e varfër me të tashmen e bollshme. Pushtetin e ka, paratë i ka, gardistët roje me kostume turke, pronat, dete e male nuk i mungojnë, por përsëri nuk ndjehet rehat me veten. I rritet adrenalina vetëm kur fut hundët poshtë çarçafëve dhe poshtë brekëve të kundërshtarëve apo armiqve të supozuar. Kontrollon si zagar i zgjebosur çdo skutë dhe nuk ka rëndësi nëse gjen atje poshtë prenë e tij. Shfaqet si triumfator dhe leh, leh, leh pa fund duke ia mbushur mendjen jo vetëm vetes dhe tifozërisë së tij, por edhe dilemës së boshllëqeve tona.

-Motra jote shkërdhehet moteleve, nëna jote fsheh skizofreninë tënde, babai yt ka derdhur spermë në vaginë të gabuar, gruaja jote spiunon dhe pallohet me grekë, ty të ngrij, ty të shkrij, ty ta ngrij buzëqeshjen në buzë, si shollë këpuce ta bëj surratin, ty të vras edhe para edhe pas 21 janarit, ti ke dashnore atë gruan me flokë, ti tjetra ke dashnor atë burrin me pantallona….

U kujtohet tani se kush e pshurr llafin nga goja në këtë lloj mënyre?

Po ua tregoj unë. Djali i Ram dhe Sheqere Berishës, burri i Liri Berishës, babai i Argita Malltezit dhe Shkëlzenit. Pra, ish- komunisti, ish- profesori, ish- mjeku, ish- presidenti i Republikës, ish- lideri i opozitës, djathtisti dhe kryeministri aktual, Sali Berisha, ka 23 vjet që ngjalli çdo të vdekur dhe vdiq çdo të gjallë me arrogancën e oratorisë së tij perverse. Dhe mirë bëri. Po, po, mirë ua bëri kur gjeti një media dhe një opozitë aq delikate dhe frikacake sa i trembi deri në palcë. Askush përballë tij, pavarësisht kërcënimeve, vrasjeve dhe intrigave nuk ia ktheu reston e duhur në kohën e duhur. Mendonin se do e largonte koha dhe natyra, por janë bërë pishman.

Askush nuk u përball seriozisht me shpifjet e tij duke ja përplasur 100 fish në fytyrë të vërtet e pista të tij, duke ia zënë në grykë poshtërsitë.

Tmerroi Xhoanën me histori helenësh, por askush nga Nanot nuk shpifi për Liri Berishën, që pastronte biografinë si servis i pushtetarëve të Byrosë.

Traumatizoi Aneta Ramën me histori të sajuara fëmijësh, por askush nuk ia gërvishti brengën e pavarrosur të Sheqeres dhe historitë e incestit që e ndjekin ne Familje.

Degjeneroi Taulant Ballën me konspiracione për të motrën, por asnjë nga Ballajt nuk ia përplasi në fytyrë historitë që tregohen tek kasollja e lopës në Viçidol.

Dades dhe Ruçit ua skanoi fëmijërinë e fëmijëve të tyre, por askush nga ata nuk ia çoi arkivolet e viktimave të Gërdecit në pragun e derës, vrarë po nga i biri i tij.

Një pjese amorfe të opozitës socialiste ua bëri fytyrën si shollë këpuce me kërcënimet kanunore, por asnjë nga amorfët nuk tentoi ti kujtonte fytyrën si shollë opinge të së bijës së tij para dhe pas operacioneve plastike.

Dhe atë që nuk e bënë ata, ne, ti, unë, ia bëri Zoti. Zoti? E ku ka kohë Perëndia të merret me shkurret. U angazhua vetë natyra e bekuar tek i kompensoi mallkimet dhe thagmat e shpifjeve me gjëmën në mes të shtëpisë. E thirri në interpelancë natyra dhe ia numëroi të gjitha një nga një.

Si fillim e paralajmëroi, por kallkani i bjeshkës nuk e përfilli. Kujtoi se natyra ishte frikacake si Arvizu, naive si Sekui apo llupëse si Volfarth. Dhe gjëma i plasi. Shkëlzeni ia shkërdheu moralin, puritanizmin, familjen dhe hipokrizinë. Goja e ligë e babait u pështy nga togu i gëlbazave që babai ua kishte hedhur të tjerëve.

Në fillim hoqi komplekset mashkullore duke u martuar me një Berishë, tani që u poq si burrë gjeti dhe ai dashnore Shëëëëët. Doktor, mbylle halen! Morali yt mbeti si kolibet bathoriene të palegalizuara dhe të shëmtuara. Edhe antiplumb ti veshësh asaj goje, nuk ka skorbut që ti shpëtojë pa ta infektuar.

Ndërkohë po ua përmend një pyetje që më ka munduar prej kohësh. Tek e dëgjonin kur shante e përgojonte femra të tjera, pse asnjë prej grave të familjes apo të PD-së dhe qeverisë nuk i pëshpëriti te veshi e ti thoshte:

-Mos mor burrë, mos baba, mos doktor, se na lëndon dhe ne!

Femra si Aldo, Liria, Albana, Majlinda, Argita, Luli, Çiljeta, Greta, Mesila, Sadija, Jozefina, Rajmonda, Erla, Grida, Jorida kopsitën gojën e u shkrehën para përballjes me vampirin e poshtërimit.

fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›