E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuamah: Ja pse u ndryshua destinacioni i fondeve të BB

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë ka sqaruar pozicionin e saj për rialokimin e fondeve të projektiti të tokës drejt zonave të përbytura. Camile Nuamah, përfqësuesje e zyrës së Bankës Botrërore në Tiranë tha se kjo ka ardhur pas bllokimit të njërit prej komponentëve të projektit nga Ministria e Brendshme.

"Njëri nga komponentet e projektiti të tokës që menaxhohet nga Ministria e Brendshme deri tani, ka qenë më problematiku. Që nga 2007 e deri në janar 2010, nga ky komponent ska patur asnjë kontratë të punimeve civile. Ne i kemi kërkuar Qeverisë të bëjë ndryshimet e nevojshme për përshpejtimin e punës. Sqarojmë se fondet e papërdorura të Bankës Botërore kanë një kosto për vendin, sepse bllokohen burimet që mund të përdoren më mirë diku tjetër. Pas këtij bllokimi Banka i sugjeroi qeverise qe mund te konsideroheshin fondet e paperdorura për përmbytjet. Ndërkohë autoritetet morën përsipër të gjejnë burime shtesë për të mbuluar punimet në Berat, Elbasan, Shkodër, dhe Kamëz – projektet e të cilave ishin tenderuar. Ne kuptojmë shqetesimin e bashkive, dhe inkurajojmë një dialog mbi këto çështje, madje një ekip nga Washingtoni do të mbërrijë në Tiranë për të diskutuar me autoritetet", deklaroi Camille Nuamah, drejtore e zyrës së BB në Tiranë.

Zonja Nuamah ka folur edhe për strategjinë e re të bashkëpunimi mes Bankës Botërore e qeverisë deri në vitin 2014. "Duke qenë se Shqipëria ka kaluar ne fazen e thithjes se financimit tregtar nga Banka atëherë Strategjia e Partneritetit te Vendit, eshte e nevojshme te jetë me selektive ne numrin dhe fushen e projekteve, por edhe t'i kushtojmë vëmendje të madhe ritmeve te zbatimit te projekteve", vijoi Nuamah. Banka Boterore është në fazën e diskutimeve të projekt-strategjisë me Qeverinë dhe aktorë të tjerë. Ky projekt do t’i paraqitet Bordit te Drejtorëve të Bankës Botërore në fillim të verës.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›