E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama-Medvedev, nënshkruhet pakti i ri bërthamor

Presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti rus Dimitri Medvedev kanë nënshkruar traktatin e ri mbi pakësimin e armëve bërthamore. "Sot është nënshkruar historia e progresit njerëzor, kjo sot nuk është një punë e vetëm dy liderëve por e një sërë negociatash në vijimësi. Rusia është një aleat i fortë për SHBA-të", ka deklaruar Obama në fjalimin e përbashkët me presidentin rus, Medvedev. Nënshkrimi i marrëveshjes tregon një epokë të re për mbarë njerëzimin për sa i përket reduktimit të armëve bërthamore. Kjo marrëveshje është pasaardhësja e marrëveshjes "Start1".

• Obama takim me drejtuesit e vendeve të EJL
• Takimi i Obamas, Meta: Shqipëria nuk u anashkalua

"Unë falenderoj publikisht presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama, për mbështetjen dhe suportin e tij. Progresi i negociatave nuk ka qenë e thjeshtë, por e rëndësishme është që kjo u bë realitet dhe unë mendoj që ky bashkëpunim është i frytshëm dhe po ashtu është një fitore jo vetëm për SHBA dhe Rusinë po për mbarë komunitetin. Kjo që kemi arritur sot është dicka shumë e rëndësishme", tha Medvedev. Pakti i ri parashikon reduktimin e arsenaleve të të dy palëve deri në masën 30 për qind, duke i lënë secilës nga rreth 1500 armë bërthamore strategjike. Marrëveshja e re zëvendëson traktatin e vitit 1991 për pakësimin e armëve bërthamore, të cilit i ka kaluar afati.

Ajo vjen pas një viti bisedimesh dhe negociatash. Të dy krerët kanë diskutuar gjithashtu dhe për cështje të tilla si verifikimi dhe kundërshtimi i Rusisë ndaj planeve amerikane për sistemin e mbrojtjes kundër raketave në Evropë. Presidenti Obama e ka quajtur traktatin si marrëveshjen më të gjerë për kontrollin e armëve në 20 vjet, ndërsa Medvedev deklaroi se nënshkrimi i traktatit është një ngjarje me rëndësi. Që traktati të hyjë në fuqi ai duhet të ratifikohet nga Parlamenti rus dhe senati amerikan. Ai deklaroi se SHBA dhe Rusia po ndërtojnë një të ardhme të sigurtë për fëmijët e tyre. Traktati, vijoi Medvedev, do të përcaktojë procesin e carmatimit bërthamor global për suhmë vite në të ardhmen.

Adela Zeza Azhornuar së fundi ( e enjte , 08 prill 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›