E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financoi terrorizmin, i merret pasuria Jasin Kadisë

 

Avokati Visha: Urdhri i jashtëligjshëm, do bëjmë kallëzim për vjedhje

Dy vjet i është dashur shtetit shqiptar të bllokojë pasuritë e një prej personave të përfshirë në listën e zezë të financimit të terrorizmit. Megjithëse ministri i Financave, Ridvan Bode, ka urdhëruar që në nëntor të vitit 2006 marrjen nën administrim të pasurisë së Jasin Kadi, pasi dyshohet se financon organizatën terroriste Al-Kaeda,vetëm dje ka ndërhyrë zyra e Administrimit të Pasurive të sekuestruara.

Rreth paradites së djeshme, kreu i kësaj zyre, Hekuran Vladi, ka urdhëruar bllokimine pronës së Jasin Kadisë veprim ky që ka hasur në kundërshtimin e avokatëve të tij . E ndërsa kreu i zyrës së administrimit të pasurisë e ka konsideruar bllokimin e pasurisë së Kadisë krejtësisht të ligjshëm, avokatët e tij mbrojtës kanë ngritur akuzën e vjedhjes.

***

Mes akuzave dhe kërcënimit për kallëzim penal, në prokurori është vendosur dje në mesditë bllokimi i aseteve të radhës së Jasin Kadisë.Ish- ofiçina në Laprakë por e kthyer në magazine ku ushtrojnë aktivitetitn disa firma të tjera private, e njohur si pronë e një prej personave të akuzuar si financues i terrorizmit, është bllokuar dje nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara. Një vendim i Ministrisë së Financave në 2006 urdhëronte bllokimin e pasurive të shtetasit arab. Avokati i Kadisë, Sajmir Visha,ka pretenduar se ky urdhër është i paligjshëm, ndërkohë që ka bërë publike edhe vendimin për kallëzim penal për vjedhje në prokurorinë e Tiranës ndaj zyrës së administrimit të pasurive të sekuestruara. Po të jashligjshëm e ka konsideruar vendimin e Ministrisë së Financave edhe avokatja e Kadisë, Liljana Ruli. Nëpërmjet një deklarate, ajo ka pohuar se klienti i saj është në listën e personave të dyshuar për financimin eterrorizmit por deri më tani nuk ka asnjë vendim gjykate që e shpall atë fajtor. “Është një vendim ipaligjshëm sepse nuk ka asnjë vendim gjykate për administrimin e pasurisë. Ne nuk mund të kundërshtojmëasnjë vendim të kësaj agjencie sepse nuk është një vendim gjykate që mund të ankimohetpor kjo është një vjedhje dhe për këtëka njërrugë që është kallëzimi penal në prokurorinë e Tiranës”,-ka deklaruar avokati Sajmir Visha. Kreu i zyrës , Vladi, ka argumentuar se ky veprim është mëse i ligjshëm. Sipas tij, Jasin Kadi është nje nga personat e dyshuar si financues i organizatës terrorite Al-Kaeda dhe për këtë arsye është marre vendimi i bllokimit të llogarive te tij bankare si dhe sekuestrimi i pasurive te tij. Jehona e terrorizmit është përhapur që nga sulmet e kullave binjake në Amerikë në vitin 2001. Ndërsa nga ana tjetër e oqeanit, në vitin 2004, në Shqipëri janë bërë sekuestro të para të objekteve dhe të llogarive bankare që mbajnë firmën e terrorizmit. Kështu me urdhër të ministrit të Financave, në datën 3 dhjetor të 2004, është bërë sekuestrimi i aseteve të arabit Jasin Kadisë, i cili është njohur edhe me emra të tjerë. Por bashkëpunimi i Shqipërisë me vendet e tjera ka filluar që në 2001, duke bërë një luftë sa më efikase për të goditur financimin e terrorizmit. Ndërkohë, urdhri i fundit i ministrit Bode është sekuestrimi i pronave të tjera të të dyshuarit për lidhje me terrorizmin, arabit Jasin Kadisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›