E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja “Pango”, Apeli rrëzon gjobën ndaj “Top Çhannel”

Trupi gjykues ka vendosur kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë nga një tjetër trup gjykues, pasi janë vërejtur shkelje procedurale

Tiranë Gjykata e Apelit ka rrëzuar dje vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të shpallur gati një vit më parë për gjobitjen e televizionit “Top Channel” në shumën e 400 mijë euro, pas transmetimit të videos me protagonist ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango. Ky vendim u dha nga kolegji civil me relatore gjyqtaren Flutura Skënderi, e cila në seancën e shpallje së vendimit deklaroi se çështja do të kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë. Duke radhitur argumentet e mbrojtjes, avokati i telvizionit “Top Channel” i parashtroi Gjykatës së Apelit të gjitha shkeljet proceduriale që sipas tij ishin bërë në procesin e zhvilluar në Shkallën e Parë. Sipas avokatit, vendimi i dhënë nga Shkalla e Parë rreth një viti më parë ka qenë i ndikuar nga një vendimi i prokurorisë për procesin penal, që nisi menjëherë pas publikimit të videos ndaj ish-ministrit Pango. Gjatë konkluzioneve të tij përfundimtare, avokati iu është referuar edhe një sërë vendimesh të dhëna nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, për çështje të ngjashme, në të cilat theksohet toleranca e funksionarëve shtetërorë ndaj lirisë së medias dhe të shprehjes së lirë, atëherë kur çështja është me interes publik. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, Sshkalla e Dytë e gjyqësorit vendosi të kthejë çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë, duke lënë si detyrë që kjo kërkesë të shqyrtohet nga një trup tjetër gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë. Historia e këtij procesi gjyqësor nisi në muajin mars të vitit 2009, kur emisioni “Fiks Fare” transmetoi një pasazh video dhe disa biseda audio mes ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango dhe një gazetareje të emisionit, e cila u paraqit për të kërkuar punë. Video, por edhe bisedat audio tregonin një vizitë të vajzës në banesën e ish-ministrin me pretekstin për të dorëzuar dokumentet për nisjen e punës në Ministri. Kjo shfaqje nxiti reagimin e Kryeministrit, i cili urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të z.Pango. Prokuroria e Përgjithshme gjithashtu nisi hetimet për rastin në fjalë, derisa vendosi pushimin e çështjes pas gati një viti, pasi vepra penale për të cilën dyshohej ish-ministri Pango nuk u provua nga hetimi. Pas këtij vendimi, Pango paditi televizionin “Top Channel”, i cili u gjobit në shumën 400 mijë euro për dëmtimin e imazhit që i kishte shkaktuar ish-ministrit, si pasojë e transmetimit të këtyre filmimeve dhe bisedave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›