PS: Po rrezikohen zgjedhjet
Tiranë -Partia Socialiste deklaroi sot se procesi zgjedhor në vend është rrezikuar, për shkak të mos pajisjes me karta identiteti të shtetasve. Në një reagim publik, deputeti socialist Fatmir Xhafaj theksoi këtë të diel se 1/4 e votuesve të listës potenciale të zgjedhësve ose rreth 1/3 e zgjedhësve të mundshëm për të votuar nuk mund të votojnë, sepse nuk kanë një prej dokumenteve identifikues që kërkon kodi zgjedhor. “Ne shohim me shqetësim se prapa këtij procesi të rrezikuar seriozisht fshihet një skenar politik për ta dështuar pajisjen me letërnjoftim të shtetasve me qëllim krijimin e mundësive për manipulim të procesit të ardhshëm elektoral”-theksoi Xhafaj.
Në emër të Partisë Socialiste, Xhafaj i ka kërkuar ministrit të Brendshëm të përmbush përgjegjësitë ligjore dhe politike si autoriteti shtetëror përgjegjës që ligji ka caktuar për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor.
“Ne vërejmë me shqetësim se është Kryeministri ai që po pengon këtë proces në mënyrë të qëllimshme për të rikthyer ëndrrën e tij të votimit me certifikatat që ai i ka shumë për zemër. Ne mendojmë se është kjo arsyeja e vërtetë që Kryeministri, në të kundërt të deklarimeve të tij publike, nuk po lejon krijimin e Komisionit Parlamentar ad-hoc për Monitorimin e Procesit të Përgatitjes për Zgjedhje dhe drejtimin e tij nga ana e opozitës duke i hequr asaj mundësinë e monitorimit real dhe të drejtpërdrejtë të procesit”-vijoi më tej Xhafaj.
Deputeti socialist, është shprehur se forca më e madhe në opozitë, nuk do lejojë asnjë përpjekje që synon manipulimin e procesit zgjedhor më 28 qershor.