Thaçi: Masa të rrepta për festimet e pavarësisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për festimet e një vjetorit të pavarësisë. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Thaçi ju përgjigj të gjitha kërcënimeve të Beogradit lidhur me destabilizimin e vendit në këtë festë të madhe kombëtare. “Pretendimi për shantazh nga Beogradi do të jetë njëherë e përgjithmonë i dështuar”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi.