Çështja e naftës Virgin, gjykata ul dënimin

Gjyqi për të pandeurit e naftës "Virgin"
Sot është dhënë vendimi për 12 të pandehurit e dosjes së naftës Virgin. Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin më të lartë për të pandehurin Edmond Ferraj, i cili u dënua më 1 vit e 4 muaj burg si dhe 340 mijë lek gjobë, gjithashtu gjykata i ka hequr Ferrajt të drejtën për të pasur funksione publike. Ndërsa, për Iljaz Fishekun, gjykata vendosi dënimin me 10 muaj e 20 ditë burg.
Ndërkohë, që Prokuroria e Tiranës kishte 4 vite burg për mashtrim në bashkëpunim.
Për 7 anëtarët e tjerë të dosjes së naftës Virgin, konkretisht Fadil Aburramani, Genci Prence, Gazmend Serjani, Kadri Hajredini, Reshat Aleksi, Vladimir Koteci, Nikollaq Llozi dhe Fatmir Kaja, Gjykata e Tiranës vendosi dënimin me 3 muaj burg.
Ndërsa Arian Daci, u shpall i pafajshëm.
Hetimi për skandalin e naftës nisi pas denoncimit që bëri ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti. Akuza zbuloi se nafta bruto deklarohej si e eksportuar jashtë vendit, në një kohë që shitej në kundërshtim me ligjin në tregun vendas në dëm të interesave të konsumatorëve.
Ndërkohë, biznesmeni Hajri Elezaj vijon të jetë ende në kërkim. /E.L/