E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat per dosjet e sigurimit

E marte 12 Qershor 2012 1241 XHAFA RUSMAILI NE KOMISIONIN E LIGJEVE Hija e rende e procesit te zgjedhjes se presidentit te republikes dhe retorika e forte mes paleve shoqeroi gjithe mbledhjen e Komisionit te Ligjeve ku diskutohej nisma e PS per shfuqizimin e moratoriumit te skafeve. Demokratet dhe socialistet replikuan pas zgjedhjes se zotit Nishani ne krye te shtetit. Madje edhe per doreheqjen e kandidatit Artan Hoxha qe u shoqerua nje dite me pare nga zera mediatike qe e implikonin si bashkepunetor ne dosjet e sigurimit. Gjate shqyrtimit te nismes ligjore te majtet thane se ndalimi i mjeteve lundruese ne ujerat detare tashme eshte i pakuptimte. Moratoriumi i skafeve hyri ne fuqi 6 vjet me pare nen argumentin e bllokimit te rrugeve ilegale te transportit te lendeve narkotike dhe qenieve njerezore. Ai shfuqizohet ne 4 shkurt 2013. Dhe duket se perpjekja e PS per ta hequr ate para sezonit turistik te ketij viti do te rrezohet edhe ne parlament. Vota kunder e mazhorances ne Komisionin e Ligjeve kete provoi.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›