E Shtunë, 31 Tetor 2026

21-vjeçari kapet me 5 gram hashash

Korçë-  Pas arrestimit të një dite më parë të 21-vjeçarit, Destan Beqiraj, 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, sepse u kap me 5 gram lëndë narkotike, një tjetër shtetas ka rënë nën prangat e policisë.

Ai është 22-vjeçari Marjus Ndreko, 22 vjeç, banues në lagjen nr 14 të Korçës. Edhe këtij shtetasi, gjatë gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi bime e dyshuar si Cannabis Sativa me peshë të përgjithsme 2 gram.

Sipas poicisë, edhe në këtë rast vepra penale është ajo e prodhimit dhe e shitjes së lëndëve narkotike, neni 283/1 i Kodit Penal Ndërkaq materialet do ti kalojnë prokurorisë së rrethit Korçë për veprime të mëtjshme. /V.H/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›