E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e njohjeve , problem kompleks

Në vitin që po lëmë pas, Kosova është njohur vetëm nga tetë shtete të botës. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka deklaruar se institucionet e vendit kanë shfrytëzuar të gjithë mekanizmat për të siguruar njohje. Hyseni me tej ka shtuar se çështja e njohjeve po interpretohet në mënyrë shumë të thjeshtësuar, ndërkohë që është një problem shumë kompleks.
“Unë ju siguroj që të paktën nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme , për aq kohë sa ajo është udhëhequr nga unë, është bërë çdo gjë që ka qenë e mundshme, që të sillen njohjet. Në këtë kuadër, njohjet kanë ardhur për aq sa kanë ardhur”, ka deklaruar Hyseni.
Diplomacia kosovare vazhdimisht ka qenë në qender të kritikave nga ana e shoqërisë civile, por ish-ministri Hyseni edhe sot i hedh poshtë këto vërejtje, duke thënë se vonesa e njohjeve ndodh për shkak të interesave të shteteve te ndara.
“Kosova nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë. Njohjet nuk mungojnë si pasojë e mungesës së aktiviteteve dhe punës së institucioneve të Kosovës , absolutisht jo. Njohjet mungojnë për arsye të tjera. Shtete të ndryshme kanë arsye të ndryshme në rrafshin global. Duhet ta shihni këtë problem edhe në këtë mënyrë, në një rrafsh të përplasjeve të ndryshme në botë, e që diku ndeshen edhe në kurriz të Kosovës”, ka thënë Hyseni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›