E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 380 kuti të pa numëruara

Ditët e pushimeve me rastin e Krishtlindjeve dhe ato që pasojnë me Vitin e Ri duket se e kanë shtyrë përmbylljen e rinumërimit të votave nga 40 % e vendvotimeve, një vendim ky që pasoi shqetësimet e ngritura për parregullsi në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.
 

Në qendrën për numërimin e votave, e cila pritet që të martën të rifillojë punën, njoftojnë se janë numëruar 380 nga 760 vendvotimet që i janë nënshtruar këtij proçesi.
 

Ndërkohë, në 9 janar të vitit te ardhshem, do të ketë rivotime të plota e të pjesshme në pesë komuna të Kosovës për shkak të parregullsive të shfaqura në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›