E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja mbarëkombëtare,diaspora tryezë në SHBA

Diaspora Shqiptare në Amerikë e Bashkuar (Albanian Diaspora in America United) më 2 shtator do të organizojë një tryezë me temë: Çështja mbarëshqiptare për zgjidhje.

Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha organizatave shqiptare në Amerikë.

Të gjithë shqiptarët të bashkuar në një Shqipëri Etnike të shprehin mendimin e tyre rreth çështjes sonë mbarëkombëtare. Edhe nëpërmjet rrjetit social shqiptarët kudo që ndodhen mund të japin mendimin e tyre rreth kësaj çështje kaq të rëndësishme, thuhet në njoftim.

Diaspora Shqiptare në Amerikë i fton të gjithë ata që e ndjejnë veten shqiptar në këtë takim historik mbarëkombëtar, ku fjala e tij/saj do të jetë historike për çështjen kombëtare.

Organizatori kryesor i kësaj tryeze është ish-kandidati demokrat për kongresmen, Emin Edi Egriu,  si dhe aktivisti Bashkim Kllobocita. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›