E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton ligjin për avokatët, rritet fondi për Presidencën

Tiranë- Ashtu siç u palajmërua më herët gjatë mbledhjes së qeverisë nga kryeministri Berisha, është miratuar ligji që ndëshkon avokatat që zvarrisin proceset gjyqësore.

Avokati i nënshtrohet procedimit disiplinor nëse:

a) ka vepruar në kundërshtim me rregullat e përcaktuara:

i. në dispozitat ligjore dhe nënligjore që rregullojnë profesionin e avokatit;
ii. në dispozitat e Kodit të Etikës së Avokatit;
iii. nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe dhomat e avokatisë;
iv. në legjislacionin tatimor.
b) ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore procedurale që rregullojnë veprimtarinë e avokatit, duke cenuar rëndë ose në mënyrë të përsëritur procesin e rregullt ligjor;
c) ka kryer akte dhe sjellje të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e avokatit- thuhet në vednimin e qeverisë.

Gjithashtu thuhet se nëse avokati, në rastin e pengesës dhe për aq kohë sa zgjat ajo, me pëlqimin e personave që mbrohen ose përfaqësohen prej tij, mund të caktojë një zëvendësues, i cili ushtron të drejtat dhe merr përsipër detyrimet e avokatit. Pëlqimi i palës për caktimin e një zëvendësuesi mund të jepet në aktin e përfaqësimit.

Më tej sqarohet se sipas nenit Neni 39 në ligjin 9109, dtë 7.7.200 ankesat kundër avokatit mund të paraqiten nga:

a) çdo person që mbrohet, përfaqësohet ose ndihmohet juridikisht prej tij;
b) çdo person i interesuar, që pretendon se është dëmtuar nga sjellja apo veprimet e avokatit;
c) organet drejtuese të dhomave të avokatisë;
ç) një avokat tjetër;
d) ministri i Drejtësisë;
dh) gjyqtarët dhe prokurorët;
e) organet tatimore;
ë) çdo organ tjetër shtetëror, i parashikuar me ligj.

2. Ankesat mund të bëhen brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e sjelljes ose veprimit të avokatit apo nga data e konstatimit të sjelljes ose veprimit të avokatit, por, në çdo rast, jo më vonë se 1 (një) vit nga momenti i kryerjes së shkeljes. Pas kalimit të këtij afati, ankuesi ka të drejtë të kërkojë pranë Komisionerit të Ankimeve rivendosjen në afat, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.

3. Afati kohor për përfundimin e procesit disiplinor është 3 (tre) muaj nga data e depozitimit të ankesës. Ky afat mund të zgjatet me miratimin me shkrim të ankuesit dhe avokatit ose nga vetë Komisioneri i Ankimeve, kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, për një periudhë jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj nga data e depozitimit të ankesës.

Po sot Qeveria ka miratuar edhe pr/ligjin për rritjen e buxhetit të Presidencës.
Sipas saj Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, ti shtohet fondi prej 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh, për shpenzime korrente. Ndërsa fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2012.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›