Çështje etikete
Çdo ambient ka rregullat e tij, të cilat nevojiten për të garantuar një marrëdhënie të respektuar. Nuk janë të shkruara në asnjë vend, por është e udhës që të gjithë t‘i dimë. Ja si duhet të silleni në situata kritike
Mes natyristëve
Të jesh i tëri i zhveshur nuk është e thënë që të ndiesh tërheqje seksuale kundrejt atyre që të qëndrojnë pranë. Madje është komplet e kundërta, duhet të ndjekësh rregulla precize
Mos flisni për "nudistë". Njerëzit që nuk mbajnë kurrë rroba cilësohen si "natyristë".
Të vetmet rroba që vërehen në trupin e tyre janë: kapela, syzet dhe sandalet. Edhe pse nuk është me detyrim, rrobat duhet të hiqen. Për natyristët do të ishte shumë e sikletshme të flisnin me një person të veshur
Ja cilat janë përjashtimet e vetme të nudizmit: gjatë ciklit menstrual, femrat duhet të veshin pjesën e poshtme të kostumit të banjës; në sediljet e avionëve rehatohen duke hedhur sipër një peshqir.
Nuk duhet të talleni kurrë me to për pamjen fizike (barkun, gjoksin, të ndenjurat)
Duhet të shmangni çdo ereksion. Në këtë rast duhet të mbuloheni me dorë ose të futeni menjëherë në det
Duhet të shmangni shikimet e fiksuara në një vend, për më tepër nëse u drejtoheni femrave.
Mos u fshihni pas maleve të plazhit, sepse ky është gjesti tipik i përgjuesve.
Natyristët e adhurojnë raportin me natyrën, kështu do të ishte më mirë të mos i shqetësonit
Në politikë
Edhe pse shumë deputetë nuk i njohin rregullat, ato ekzistojnë që ç‘ke me të!
Në Parlament është e detyrueshme që burrat të vishen me kostum dhe kollare, ndërsa femrat me kostume dhe këmisha të bardha (ndalohen minifundet dhe kamishat shumë të hapura; gjithashtu ndalohet heqja e këpucëve edhe nëse kanë taka të larta).
Ndalohet ushqimi në sallën e Parlamentit. Pihet vetëm "ujë me porosi".
Në sallë ndalohet mbajtja e syzeve të diellit.
Për femrat ndalohet trukimi në mes të sallës.
Ndalohet që një deputet të votojë për një deputet tjetër që mungon.
Nuk është e detyrueshme, por shumë elegante të regjistroni emrin në listën e të atyre që janë nën hetim
Ndalohet që detyrat e rëndësishme të lihen në duart e gruas, fëmijëve apo nipërve
Duhet të merrni menjëherë përgjegjësitë tuaja nëse punët nuk shkojnë mirë
Në ‘Second life‘ (Jetën e dytë)
Është një botë virtuale, kjo është e vërtetë. Por pas çdo mishërimi fshihen njerëz të vërtetë, ndaj...
Jeta e dytë është një botë e mbipopulluar nga persona "dixhitalë" (që mishërojnë një personazh). Është e pahijshme dhe e paedukatë të dërgosh një personazh që mishëron diçka sa këtej-andej ose t‘i japësh fund një bashkëbisedimi pa përshëndetur më parë të pranishmit.
Ndalohet ndërrimi i rrobave në një vend të populluar me njerëz apo të përplasesh me dikë dhe të mos i kërkosh falje.
Kur vizitohet një "tokë", gjithmonë duhet kërkuar leje nëse mund të vishen rrobat e saj.
Mos kërkoni menjëherë informacion mbi jetën reale të personit që takoni.
Është e papërshtatshme të dërgosh "IM" (‘instant message‘ mesazhe private të çastit) personave që nuk i njeh.
Duhet të shfaqësh "tag"-un (një lloj shenje mirënjohjeje) e grupit në të cilin bën pjesë, kur merr pjesë në një eveniment të organizuar nga një grup tjetër.
Shëtitje me Fodon
Seks, litarë, emra, veshje... Pronarët e qenve duhet të mësohen
Kur të takoni një tjetër pronar qeni duhet ta pyesni: "Qeni juaj është mashkull apo femër?". Kjo nevojitet për të shmangur rrezikun e tërheqjes seksuale mes kafshëve.
Nëse keni një qen nuk duhet ta lini kurrë të zgjidhur, pasi shqetëson njerëzit që u kalon pranë.
Mos i bërtisni qenit me emfazë për të treguar se po e edukoni, sepse shqetësoni fqinjët.
Mos i vishni rroba qenit: është mjaft e bezdisshme për të, të paktën nëse nuk jeton në një ambient me lagështirë.
Mos i lini miqtë të kujdesen për të, sepse prania e një të huaji mund ta shqetësojë.
Mos i vini kafshës një emër njeriu mjaft të përhapur (Marko apo Luisa) apo emra të personazheve të mëdhenj (Che Guevara). Qeni nuk është një flamur politik personal.
Në rast udhëtimi me taksi apo qëndrimit në ndonjë hotel, duhet të pyesni gjithmonë përpara nëse lejohen kafshët.
Në repart
Vrazhdësi, shëndet, dekurajim: në ambientet ushtarake kush nuk ndjek rregullat e vendosura, rrezikon të ndëshkohet
Në kazermë asnjë ushtar nuk duhet të lërë mjekër.
Nuk lejohen kontaktet fizike mes ushtarëve. Marrja e armës në brezin e një shoku, apo hedhja e dorës mbi shpatullat e tij mund ta ndëshkojë një ushtar.
Duhet t‘i prezantohesh eprorit me dashamirësi, duke i treguar gradën dhe mbiemrin. Nëpër prezantime, i pari që flet është ai që ka gradën më të ulët.
Ndalohet shfaqja e dekoracioneve të tepruara: tregohet një në çdo rast (këtu bëjnë përjashtim ushtarakët në karrierë). Pra dekoracionet nuk duhen shfaqur asnjëherë mbi pardesy.
Në disa trupa të zgjedhur, prerja e mjekrës duhet të jetë perfekte. Kontrollohet gjithçka duke filluar nga forma e rrumbullakët e favoriteve, mjekrës e me radhë. Nëse ka shpëtuar një qime, atëherë i gjori ushtar çdo të heqë.
Me shoqërues
Një shoqëruese me pagesë nuk është medoemos një prostitutë. Është mirë që ky fakt të mësohet përpara se të ndodhë diçka e papëlqyeshme
‘Escort‘ janë shoqëruese me pagesë, që merren me vete nëpër darka ose udhëtime pune. Kështu që nuk është e thënë të jenë të gatshme të bëjnë seks: nëse është kjo ajo që dëshironi, atëherë duhet ta sqaroni menjëherë, në momentin e kontaktit të parë, me qëllim shmangien e ndonjë keqkuptimi të padëshiruar.
Problemet ndodhin gjatë komunikimit me telefon. Është mirë të mos e fshihni kurrë identitetin e telefonit tuaj: shoqëruesja mund të mos i përgjigjet telefonatës suaj.
Nuk është elegante t‘i kërkoni t‘u tregojë (edhe pse kjo do të ndodhë vetëm për një natë) problemet e saj personale ose të hetoni për jetën e saj private.
Pagesa jepet e plotë, para takimit me shoqëruesen. Çmimi është fiks, nuk bëhet asnjë zbritje.
Gjatë natës me shoqëruesen, është e udhës ta mbani të fikur telefonin, për të shmangur situata të pakëndshme.
Nëse vendosni për të bërë dashuri kujdes: zakonisht prostitutat nuk japin puthje dhe stimulim manual. Gjithmonë duhet ta pyesni para se të veproni.
Në sport
Himne kombëtare, çlirim dhe jo lot: ja rregullat e pashkruara të "lojës së drejtë".
Të ndihmosh konkurrentët e dëmtuar ose në vështirësi: në futboll, nëse një lojtar rrëzohet në tokë, duhet ta nxjerrësh topin jashtë fushe për t‘i lënë kohë ardhjes së ndihmës së shpejtë; në sportin me motorë duhet të ndihmosh lojtarin që ka dalë nga gara.
Mos shënoni gol në portën bosh të skuadrës kundërshtare, nëse skuadra juaj është avantazh.
Gjatë këndimit të një himni kombëtar, dëgjojeni në heshtje (kjo vlen për lojtarët, por edhe për publikun). Mos fishkëlleni apo të bëni ironi.
Në golf: duhet të vishni rroba elegante, të pastra dhe të lirshme. Lojtarët duhet të jenë të kujdesshëm, të vëmendshëm dhe mbi të gjitha të qetë.
Familje të larguara
Kur në një familje hyjnë fëmijët e martesave të ndryshme, atëherë gjithçka shndërrohet në një dilemë. Ja disa rregulla.
Familjet e larguara janë ato ku hyjnë fëmijët e martesave të ndryshme. Në rast konfliktesh është e udhës që secili nga prindërit t‘i tërheqë veshin fëmijës së tij. A është mirë që të qortojmë fëmijën e partnerit? Asnjëherë, është më mirë që ta bëjë ai vetë.
Nëse ia prezantoni dikujt fëmijën, nuk duhet të thoni "i imi", por "i yni".
Në tavolinë, duhet të mbani rolin e zotit/zonjës së shtëpisë. Pasi të martoheni gjithçka do të marrë një formë tjetër e gjithashtu fëmijët do të kenë një tjetër vend.
Mos insistoni që t‘ua fusni në kokë shkollën fëmijëve që nuk e kanë qejf atë. Mos u thoni që vëllai/motra juaj mëson shumë. Edhe pse janë vëllezër nuk është e thënë që të mendojnë të dy njësoj.
Kurrë mos i ftoni prindërit e ndarë të ulen në tavolinë pranë njëri-tjetrit.
Mos e ftoni kurrë "ish-in" e saj nëse nuk ka një partnere të re.
Në diplomaci
Dhuratat? Asnjëherë nuk duhet të jenë shumë të çmuara. Të dashurat apo të fejuarat? Këto të fundit gjithmonë lihen në shtëpi.
Në udhëtimet zyrtare merret me vete vetëm gruaja, asnjëherë e dashura. Edhe arabët poligamë duhet të zgjedhin vetëm njërën nga gratë.
Kur takohen dy kryetarë shtetesh, ai që hedh hapin e parë është gjithmonë "i zoti i shtëpisë", tjetri do të ecë më ngadalë.
Në tavolinë, kryetarët e shtetit "shkëmbejnë gratë": në krah të të ftuarit qëndron zonja e parë e kryetarit tjetër. Në vendet islamike gratë nuk janë të pranishme në tavolinë.
Dhuratat zyrtare janë në pjesën më të madhe të rasteve produktet tipike të vendit që përfaqëson. I ftuari duhet të sjellë një dhuratë më të shtrenjtë, por pa e tepruar.
Duhen shmangur vonesat në dreka, pasi gjithçka ka një limit. Pritja më e gjatë është plot 10 minuta.