Nderim për gjeneralin britanik, Dejvis, i mbiquajtur Trocki
Gjeneral Deivis (Edmond Frank) i mbiquajtur Trocki, ishte shef i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipërinë e pushtuar gjatë vitit 1943 dhe janarit të vitit 1944. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aleatët (Angli, SHBA, BRSS ) luftonin në shumë fronte dhe kishte përpjekje të vazhdueshme e të organizuara për të shfrytëzuar çdo mundësi e çdo burim që do të provokonte rezistencë ndaj trupave pushtuese në çdo vend të Evropës. Në këtë kuadër, nxitja e lëvizjeve të rezistencës në territoret e pushtuara ka qenë njëra nga detyrat e misioneve ushtarake aleate të hedhura në rajonin e Ballkanit, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Trocki nuk erdhi rastësisht në detyrën e rëndësishme në vendin tonë. Karrierën ushtarake e nisi në vitin 1920, vit i fillimit të sukseseve që do ta shoqëronin deri më 1951-in kur vdiq - për koincidencë të jetës të kaluar nën uniformë - i veshur me rrobë ushtarake, moment emocionues e i paharruar për kolegët e tij ushtarakë. Lufta e Dytë Botërore e gjeti ushtarak me përvojë e në një moshë të pjekur, të aftë për detyra të nivelit të lartë. Kur në krye të trupave që komandonte, kishte mbaruar përgatitjet për hapjen e Frontit të Dytë (për shumë arsye hapja e frontit u shty për verën e vitit 1944) jeta e tij merr një kthesë të papritur. Emërohet këshilltar pranë Shtabit partizan të Titos në Jugosllavi, por në çastin e fundit, një urdhër i befasishëm nga qeveria e tij e emëron këshilltar ushtarak dhe shef të Misionit Ushtarak Britanik, pranë Shtabit të Përgjithshëm ushtarak të Enver Hoxhës në Shqipëri. Pikërisht në malet e Shqipërisë, në dimrin e viteve 1943-‘44 do të shfaqeshin me shkëlqim të veçantë vlerat morale, cilësitë personale e niveli i lartë politiko-ushtarak të gjeneral Trockit. Në këtë sfond ngjarjesh do të kultivoheshin tek ai ato ndjenja fisnike që do të ushqente ndaj popullit tonë, vuajtjeve e sakrificave të tij ekstreme, por mbi të gjitha, mirënjohja ndaj rezistencës shembullore e pakompromis[ që populli ynë e veçanërisht partizanët, do t‘i bënin pushtuesit gjerman. Dëshmitë e gjeneral Trockit për këtë luftë e rezistencë të dokumentuara me telegramet e shumta të dërguara prej maleve të Shqipërisë në qendrën e tij, si dhe në librin me kujtime "Aventurë Iliriane" janë vlerësim dhe homazh për luftën e popullit tonë, pjesë integrale dhe e lavdishme e rezistencës së popujve të botës kundër murtajës nazifashiste.
1.
Shqipëria e fundvitit 1943 dhe e fillimit të vitit 1944, do të ishte teatri ku u luajt ngjarja më dramatike e jetës së gjeneral Trockit. Ishin orët e lavdishme të jetës së tij, ishte momenti kur e tërë jeta do të vihej në provë, ishte çasti kur ai në komunikimin e fundit me qendrën e tij, më 17 dhjetor 1943, do të bënte një sintezë të shkëlqyer të gjendjes politiko-ushtarake të Shqipërisë. Vitet 1943-1944 do të ishin vendimtarë për përcaktimin përfundimtar të forcave të rezistencës antifashiste shqiptare. Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar ishte afirmuar jo vetëm si strukturë e organizuar mirë, por edhe si një detashment politik i përcaktuar qartë për një luftë pa kompromis, me një udhëheqje politike e ushtarake të spikatur e të orientuar qartazi e prerë për t‘u rreshtuar pa hezitim në frontin e madh antifashist të popujve të botës, në atë front ku udhëhiqnin Aleatët - Britania, Amerika dhe BRSS-ja. Ky krah i jetës politiko-ushtarake të Shqipërisë njihej dhe vlerësohej nga gjeneral Trocki. Por ai kishte mandat të gjerë e duke u ngritur mbi palët, duhej të mobilizonte tërë resurset politike e ushtarake në frontin e rezistencës antifashiste. Dëshmitë e kësaj pune të gjithanshme e të palodhshme i gjen të dëshmuara në dokumentet e kohës e në kujtimet e Trockit. Veçanërisht impresionuese janë përpjekjet e tij për të tërhequr në luftë kundër okupacionit Ballin Kombëtar dhe Zogistët, për t‘i larguar ata nga strukturat qeveritare kolaboracioniste. Puna e tij ishte e jashtëzakonshme. Dhe me gjithë punën e madhe ata nuk i hodhi dot në luftë. Është e vetmja disfatë e tij në Shqipëri, disfatë e pranuar me dhimbje edhe nga fakti se këto forca, pabesisht e rrethuan, e kapën rob dhe ia dorëzuan pushtuesit gjerman. Ky ishte shpërblimi i kuislingëve për një luftëtar të shquar të lirisë të popullit shqiptar.
2.
Por në çfarë sfondi politik zhvillonte veprimtarinë e tij gjeneral Trocki, në atë fund dhjetor të vitit 1943?
Në tetor të vitit 1943, ishte shpallur një e ashtuquajtur Asamble Kushtetuese, e formuar prej pushtuesve gjermanë, detyra e së cilës ishte krijimi i një qeverie me detyrë kryesore lehtësimin e barrës të pushtuesve, të cilëve u nevojiteshin trupa në frontin përballë ushtrive të aleatëve antifashistë. Balli Kombëtar e kishte konsideruar pushtimin gjerman si të përkohshëm dhe synoi ta shfrytëzonte situatën në favor të objektivave të vet për të luftuar kundërshtarët politikë, Frontin Nacionalçlirimtar. Në krye të "Asamblesë Kushtetuese" u zgjodh një anëtar i shquar i Ballit Kombëtar, Lef Nosi, i prejardhur nga një familje e pasur tregtarësh elbasanas (Është ai Lef Nosi, i dekoruar në vitin 2006 nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryetares së Kuvendit). Shqipëria do të qeverisej nën pushtimin gjerman nga një regjencë. Anëtarë të Regjencës ishin: Lef Nosi, Fuat Dibra, - anëtar i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar, - Pater Anton Harapi; (Franceskani Harapi, nuk respektoi minimalisht frymën e misionit të tij fetar për të mos u përzierë në politikë, për të mos shkuar më tej, që ai bashkëpunoi me pushtuesit e vendit të tij. Sot flitet për disidencën e tij ndaj komunizmit!?) Dhe Mehdi Bej Frashëri, i cili përveçse si regjent ishte edhe kryetar i Këshillit të Regjencës. Regjenca krijoi qeverinë më 5 nëntor të vitit 1943 me Kryeministër Rexhep Mitrovicën dhe ministër të Brendshëm, Xhafer Devën. Kështu, fundi i vitit 1943 e gjeti teatrin e luftës në Shqipëri të kristalizuar qartazi: Nga njëra anë trupat pushtuese gjermane e bashkë me ta kuislingët ballisto-zogistë, ndërsa përballë tyre rezistenca partizane - Fronti Nacionalçlirimtar dhe aleatët e tyre anglezë e amerikanë e me misionet ushtarake të atashuar në shtabin partizan. Në këtë sfond do të luhej drama e gjeneral Trockit. Pak përmendet në historiografinë tonë të viteve ‘90, kjo ngjarje. Është një njollë turpi për kolaboracionistët shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore, është një dramë që akuzon edhe pinjollët e kolaboracionistëve që duke shfrytëzuar hapësirat e sistemit demokratik dekorojnë të parët e tyre. (Historia i ka damkosur ata me turp e dekoratat që u jepen posmortun nuk u rikthejnë atë meritë që nuk e kanë pasur. E kaluara nuk blihet, njollat e turpit historik nuk pastrohen kaq lehtë qoftë edhe me retorikën në pamje të parë demokratike e të pafajshme mbi antikomunizmin e kuislingëve shqiptarë. )
3.
Është fundi i vitit 1943. Drama po luhet në zonën e Martanesh-Çermenikës. Dëshmohet si dimri më i egër i disa dhjetëvjeçarëve. Trupat gjermane, në bashkëpunim të plotë e të udhëhequra prej trupave qeveritare kolaboracioniste, të Ballit Kombëtar e të Legalitetit, kanë ndërmarrë atë që tashmë në histori njihet si Operacioni i Dimrit, me synim shkatërrimin e forcave të rezistencës antifashiste, trupat partizane. Objektivi kryesor ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, udhëheqja e tij politike, si dhe Misioni Ushtarak Britanik i atashuar pranë tyre. Sipas dokumenteve historike, aksioni më i rëndësishëm i trupave gjermano-kuislinge, ishte operacioni "1828" i drejtuar siç thamë kundër shtabit partizan e oficerëve britanikë, si dhe operacioni "Berghessel" i drejtuar kundër Brigadës së Parë Sulmuese të UNÇL. Gjatë këtij operacioni, trupat gjermane të argasura në beteja treguan se ishin mjaft të efektshme, ndërkohë që shumë prej tyre ishin sjellë enkas nga Greqia. Në kujtimet e tij, gjeneral Trocki jep detaje tronditëse të vuajtjeve ekstreme, ecjeve të pafund mes maleve plot dëborë, të ushqyer keq e të paveshur mirë, të ndjekur kurdoherë nga trupat gjermano-balliste. Në një moment kritik, si e vetmja mundësi për t‘u shpëtuar ndjekjeve e për të çarë rrethimin, Shtabi i Përgjithshëm dhe Misioni Britanik u nda në dy grupe. Gjenerali nis më 17 dhjetor edhe telegramin e fundit të cilin do kemi rastin ta komentojmë më poshtë. Por, pikërisht ata që ai do t‘i demaskonte në atë telegram, realizojnë ndaj këtij gjenerali të lavdishëm aktin e tradhtisë e të pabesisë. Trupat balliste e plagosin rëndë në rrethim. Gjenerali në pamundësi që të ecte, bën atë që ia kërkonte nderi ushtarak: i dorëzon komandën e misionit zëvendësit të tij dhe e urdhëron që të largohet për të vazhduar misionin e ngarkuar nga qeveria e tij. Pas një hezitimi të shkurtër, majori Artur Nikols (I vdekur më vonë nga plagët e plumbave të kuislingëve) iu bind urdhrit dhe u largua. Në betejë e sipër, gjenerali kapet rob, pasi kishte humbur shumë gjak nga plagët e marra. Gjenerali ra rob te trupat balliste të Aziz Biçakut, trupa të komanduara nga qeveria e regjencës kuislinge, të vëna në shërbim të pushtuesit gjerman. Aziz Biçaku, komandanti ballist ia dorëzon gjeneralin trupave gjermane. (Ky A. Biçaku ishte komandant i një çete të Ballit Kombëtar të kryesuar nga Mitat Frashëri, edhe ky i dekoruar së fundmi nga Presidenti i Republikës, si disident e antikomunist).
"Doktori (gjerman) thirri në dhomë bajraktarin shqiptar, Aziz Biçaku - shkruan në kujtimet e tij gjeneral Trocki, - që kontrollonte zonën e Lunikut. Pata dëgjuar për të nga Frederik Nosi... Doktori i dorëzoi Biçakut pushkë dhe automatikë, plus para dhe i mori një dëftesë. E pyeta doktorin se ç‘po bënte ashtu dhe ai m‘u përgjigj: "Ne e përkrahim Ballin me armë dhe para për të luftuar komunistët që përkrahni ju..." dhe vazhdon më tej gjenerali që provoi tradhtinë dhe pabesinë e kolaboracionistëve. "Të nesërmen në mëngjes patrulla gjermane më nxori në rrugë ku na priste një autoambulancë. Atje ndodhej Aziz Biçaku me një turmë ballistësh për të na parë kur të niseshim. Ai qeshte me gjermanët..." Drama e gjeneralit vazhdon në spital, nën një ruajtje të rreptë e një hetuesie çnjerëzore. Në kujtimet e tij të botuara në Angli në vitin 1951 shkruan: "Në spital ndodheshin rreth 50 pacientë shqiptarë, BALLISTE dhe ZOGISTE, por asnjë partizan. Kjo dëshmonte se kush ishte kolaboracionist e kush jo..." Në këtë kohë gjenerali ishte 43 vjeç dhe për të fillonte jeta e robit nga një kamp përqendrimi në tjetrin derisa në vitin 1945 fitoi lirinë e u kthye në atdhe ku u dekorua me "Urdhrin për Merita të Shquara". Gjeneralin e lidhte me komunizmin vetëm pseudonimi "Trocki", të cilin e fitoi kur ishte oficer i ri, për shkak të pavarësisë, kryeneçësisë e disiplinës. Në Shqipëri ai nuk ishte i dërguar i Kominternit, por i qeverisë Britanike, në një mision të qartë: të nxiste rezistencën e çdo grupimi politik kundër armikut të përbashkët të popujve, nazifashizmit. Duke goditur e zënë rob gjeneralin, kolaboracionistët dëmtuan rëndë kauzën e përbashkët të popujve për çlirim nga pushtuesit gjermanë. Ata goditën një mik të vërtetë të popullit tonë duke e damkosur veten e tyre e jo popullin shqiptar me njollën e turpit. Gjeneral Trocki në thelb ishte antikomunist, por kjo nuk e pengoi e nuk ia errësoi sytë për të parë me realizëm forcat politike në Shqipëri e angazhimin e tyre të vërtetë në luftë. A e harroi gjeneral Trocki Aziz Biçakun? Siç dëshmon në kujtimet e tij, pas Luftës së dytë Botërore, kur ishte komandant brigade i trupave angleze në Greqi, e mori vesh se Biçaku fshihej në Greqi, me kartën e antikomunistit e të demokratit. Kur mori se dikush interesohej për të, u zhduk thellë në Anadoll, në Turqi. Për fatin e tij gjenerali nuk u interesua më. Përtej "Biçakëve", gjenerali plot dashuri e emocion shkroi për popullin tonë, për rezistencën e tij antifashiste që e vendosi me dinjitet krahas fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë 9 Maj, Ditës së Fitimtarëve, ne e nderojmë atë dhe shumë ushtarakë të tjerë të frontit antifashist që lufta i lidhi me fatet e popullit tonë. Për gjeneralin Trocki nuk është dhënë ende një dekoratë, për ata që e tradhtuan po. A do të ketë një të tillë në Presidencë?
"TE DENONCOHET KESHILLI I REGJENCES
BALLI KOMBETAR DHE ZOGISTET..."
Më 17 dhjetor të vitit 1943 gjeneral Trocki i dërgon këtë telegram Qendrës në Kajro.
"Tani rekomandoj një ndryshim. Situata ka evoluar kaq shumë kohët e fundit, është imperative tani të denoncohet Këshilli i Regjencës kolektivisht dhe emër për emër. Po ashtu BALKOM dhe ZOGISTET.
Të gjithë po bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët po i shfrytëzojnë ata duke u dhënë armë në sasi të mëdha, duke i vënë të ruajnë rrugët kryesore, të bëjnë punën e policëve në qytete e të drejtojnë patrullat, duke i çliruar kështu trupat gjermane nga kjo barrë.
Në të gjitha aksionet e kryera, kohët e fundit, nga LNÇ janë ndeshur me trupa të përziera gjermane e balliste, të armatosura mirë, të stërvitura nga gjermanët. Betejat në zonat e PEZËS E DIBRËS, veçanërisht në këtë të fundit kanë dhënë prova të shumta për bashkëpunimin e ngushtë.
BALKOM dhe ABAZ KUPI si njëri dhe tjetri më kanë premtuar se do t‘i luftonin aktivisht gjermanët, por nuk kanë bërë asnjë aksion këtë muaj të fundit, ndonëse kanë pasur shumë raste për t‘u bërë rezistencë gjermanëve. ABAZ KUPI ka hequr dorë nga vendi i tij në Këshillin LNÇ dhe i ka prerë marrëdhëniet me ta.
Si BALKOM dhe ZOGISTET tani botojnë gazeta të kushtueshme dhe ambicioze, që duket hapur se janë ndihmuar nga gjermanët. Në tetë numra nuk ka pasur asnjë referim antigjerman. Të dyja palët lëvdohen se ALEATET do të bashkëpunojnë me ta, pasi të kenë ikur gjermanët, duke cituar si dëshmi që Britania nuk ka përmendur me emër as Këshillin e Regjencës dhe asnjë parti politike. Shembull: fjala e drejtorit të BBC drejtuar SHQIPËRISË më 28 nëntor.
Do të parapëlqeja që të jepja shpjegime personalisht kur të largohesha prej këtej, por edhe mund të vonohem; e nuk ka të ngjarë që të vij te ju para mesit të janarit në rastin më të mirë.
Mendoj se qëndrimi i ALEATËVE duhet të bëhet publik menjëherë, duke treguar se kuislingët, tradhtarët dhe ata që nuk luftojnë kundër gjermanëve do të marrin ndëshkimin që u takon dhe në kohën e duhur nga aleatët. Shqiptarët e kanë luajtur këtë lojë kuislingësh në vazhdimësi me TURQIT, ITALIANËT dhe tani me GJERMANËT. Ata besojnë se do të bëjnë të njëjtën gjë me ALEATËT. Prandaj rekomandoj të bëhet një deklaratë e hapur në favor të LNÇ"