E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata zgjedhore ne Maqedoni zhvillohet ne nje klime te ashper politike

Ne pamjen e pergjithshme zgjedhjet e parakohshme qe zhvillohen diten e diele ne Maqedoni kane pothuajse te njejtet aktore politike. Edhe sloganet qe ata perdorin neper mitingje apo debatet mediatike ne fushaten zgjedhore prej 20 ditesh si dhe premtimet ishin gati te njejta Angazhim per realizimin e 1200 projekteveVMRO-DPMNE bdquoDo shkojme pertej Marreveshjes se OhritBDI Ardhmeri me te mire per shqiptaretPDSH Fund dallimit dhe ndarjes midis investitoreve te huaj dhe vendoreLSDM Investime ne infrastrukture dhe krijimi i kushteve per nje bujqesi te zhvilluarDemokracia e Re Hapje e vendeve te reja te punesRDK etj. Partite shqiptare ne Maqedoni per here te pare e zhvilluan fushaten duke pasur si karte premtimi terheqjen e 25 per qind-shit nga buxheti i shtetit per shqiptaret. Ajo qe i bashkon te gjithe eshte thirrja per zgjedhje te lira te ndershme dhe demokratike. Per kete 30 parti politike nenshkruan dite me pare Kodin e Sjelljes gjate zgjedhjeve parlamentare pas apelit per sjellje korrekte zgjedhore nga SHBA-ja BE-ja NATO-ja dhe OSBE-ja.

Fushate zgjedhore pa ide dhe vizione

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga fushata zgjedhore e VMRO DPMNE

Klima politike mes partive maqedonase ka qene mjaft e ashper. Mungon vizioni i tyre per te ardhmen mungojne duelet ne medie mekanizmat konkrete per realizimin e programeve te tyre etj. Kjo ka krijuar pakenaqesi tek njerezit mendon drejtori i Institutit per Demokraci ne Shkup Vladimir Misev bdquoNjerezit jane te pakenaqur me kete fushate zgjedhore sepse ajo eshte karakterizuar nga tone negative. Kjo eshte zhgenjyese sidomos per votuesit e pavendosur.

Edhe per analistet shqiptare fushata zgjedhore ka qene pa ide e shoqeruar me zenka banale deri ne fyerje personale mes lidereve te partive nga blloku maqedonas dhe nga nje fjalor pa mesazh te qarte nga blloku politik shqiptar. Gjate fushates nuk u trajtuan problemet reale qe kane qytetaret qe ka Maqedonia. Partite politike si ato maqedonase edhe ato shqiptare keto probleme i kaluan ne heshtje mendon analisti Imer Ismajli Nje fushate qe kaloi pa ide nje fushate qe kaloi ne zenka banale deri ne fyerje personale mes lidereve nga blloku maqedonas dhe heshtje ose nje fjalor pa mesazh te qarte politik nga blloku politik shqiptar. Keto jane zgjedhjet me absurde ne Maqedoni sepse problemet reale qe ka ky vend kaluan ne heshtje. Pra nuk u diskutuan problemet konkrete reale te shoqerise por u moren me problemet qe kane klasat politike ose oligarkite politike vete ne Republiken e Maqedonise.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga fushata elektorale e PDSH-se ne Tetove 27.05.2011

Ndryshe e vlereson fushaten Besim Hoda nga shoqeria civile dhe kryetar i organizates se veteraneve te luftes OVL.

Sipas tij ne krahasim me fushatat e meparshme kjo fushate ka qene nga me te mirat me te qetat per shqiptare ne vecanti. Merita me e madhe sipas tij eshte e popullit qe eshte ndergjegjesuar per pergjegjesine qe mban pavaresisht nga premtimet boshe qe bejne lideret partiake Fatmiresisht mund te themi qe kjo fushate zgjedhore nese e krahasojme me te gjitha fushatat e tjera brenda ketyre 20 viteve ka qene nje nder fushatat me te qeta realisht. Sigurisht qe meritat me te medha i ka vete populli qe eshte ndergjegjesuar definitivisht. Kuptohet qe kreret politike kane vazhduar avazin e vjeter me premtime boshe ne kete fushate pa treguar mekanizmat per zgjidhjen e problemeve dhe halleve. Mungesa e mekanizmave konkrete per realizimin e premtive le ende per te deshiruar.

Edhe shtetasit maqedonas jashte vendi do te votojne

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Drejtori i Institutit per Demokraci ne Shkup Vladimir Misev

Per parlamentin e ri prej 123 vendesh ne kete fundjave do te votojne per here te pare edhe shtetasit maqedonas qe jetojne jashte vendit. Vota e tyre do te zgjedhe tre deputete per Kuvendin e ri.

Sipas sondazheve ka gjasa qe qeveria e ardhshme te mbetet ne duart e koalicionit te deritanishem. Ndoshta atyre u duhen me shume patnere te tjere per koalicion. Nga anketimet duket se do te jete e pamundur qe VMRO te arrije perseri shumicen absolute si para tre vjetesh prandaj per te pasur dy te tretat e mandateve i duhet te beje koalicion me patnere te tjere.

Fituesin e presin detyra te veshtira

Kjo per arsyen se gjendja ekonomike ne Maqedoni eshte shume larg nga mesatarja e BE-se. Papunesia eshte mbi 30 per qind dhe shume qytetare jetojne ne varferi. Paga mesatare eshte rreth 335 euro. Perspektiva e te rinjve per te ardhmen eshte jo e mire. Mungon interesi i investitoreve te huaj per te qene me aktiv ne kete vend. Nje anetaresim i vendit ne BE dhe NATO duket se i ka bere skeptike qytetaret e Maqedonise per shkak te ceshtjes se pazgjidhur te emrit te shtetit.

Autor Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›