Çfarë do të bëjë tani “krijuesi i mbretërve” Karl Rove?
I “shkreti” Karl Rove. Deri dje ai ishte” truri”që organizoi dhe realizoi ardhjen e Xhorxh W. Bush në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2000, por për fat tё keq, një dekadë më vonë, duket se s’ka mundur tё gjejё një kandidat të besueshme presidencial “GOP” për të mbështetur. Por çfarë do tё bёjё tani republikani kryesor, ose mё mirё, çdo tё bёjё “krijuesi i mbretërve”?
Për momentin, marrëdhëniet e tij me dy “kokat kryesore” të partisë republikane, Sarah Palin dhe Michele Bachmann janë pak armiqësore; por akoma nuk dihet se cili prej tyre do tё hapë rrugë i pari, për tё rregulluar marrëdhëniet me Karl Rovin, e për tё patur mbështetjen e tij nё kandidaturë. Ai e luftoi Palin publikisht për muaj me radhë, duke e akuzuar atë për sabotimin e sё ardhmes sё GOP-së (Ajo, nga ana tjetër, e thërriste Rove-in me pseudonimin “shërbëtor i mirё”). Por ai sapo hodhi një akuzë, duke kërkuar që Bachmann tё jetё i drejtpërdrejtë nё kërkesat e tij, e jo duke i lidhur me perspektivën dhe postin qё pikësynon tё ketë nё tё ardhmen. Rove, një herё e njё kohë ka qenё përkrahësi e “qeni besnik” i GOP-ve si Lee Atwater, por kurrë nuk ka qenë i njohur për njё “lojë tё ndershme”.
Por le ta shohim mё qartё këtë temё: siç dihet shumë njerëz kanë dyshimet e tyre nё lidhje me kandidaturën e Palin dhe nëse ajo është favorite për kandidate presidenciale. Edhe një pjesё e madhe republikanësh nuk e mbështesin kandidaturën e saj. Sondazhi i fundit nga “Washington Post” na tregon se ajo është ende një konservatore me mbështetje të gjerë dhe shumë popullore. Dhe në qoftë se ajo kandidon, atëherë ka gjasa qё ajo të bёjё tё mundur “zhvendosjen ” e Bachmann nga Nr.2 i partisë. Jo se kandidati për president Mitt Romney, është ndёr tё preferuarit e Rove-it. Fatkeqësisht tё gjitha alternativat e fundit tё Rove-it kanë dështuar. Si fillim, nё listën e tij ishte senatori i Dakotёs se Jugut, John Thune, i cili papritur “doli jashtë gare” shkurtin e kaluar, duke thërrmuar shpresat e Rove-it për tё paraqitur një “fytyrë” të re kandidati për president, që dukej shumё konservator në lidhje me taksat dhe shpenzimet, por ende një politikan i respektuar i së djathtës dhe nga pikëpamjet e tij një kandidat i jashtëzakonshëm. Menaxheri i fushatës sё Thune, Dick Wadham, ishte një mik i vjetër i Rove-it dhe të dy ishin tё bindur se Thune ishte i “duhuri”. Por ka pasur thashetheme nё lidhje me një skandal financiar, qё nё garimet e para tё Thune për Senatin dhe këto thashetheme janë ende nё sipërfaqe e janë rishfaqur në lidhje me mbështetjen politike që ai kishte marrё në vitin 2005 nga Jeff Gannon, një bloger konservator qё thuhet tё ketë pasur lidhje me agjencitë e “shoqëruesve” homoseksualë. Papritmas, e ardhmja e ndritshme presidenciale e Thune kishte filluar tё errësohej. Rove mbeti i palëkundur dhe nuk u shqetësua, tё paktën fillimisht. Ai mendoi se kishte gjetur tё “përsosurin” Jeb Bush, vëllain e vogël tё Xhorxh Bush (tё riut); një njeri i politikës, dhe pa dyshim “thika me e mprehtë” nga të dy. Pra, gjithë këto fakte kanё treguar se ai edhe mund të kandidojё për president. Për Rove, ideja e bashkëpunimit me një tjetër Bush, është njё opcion sa i frikshëm, aq edhe interesant. Jeb Bush është i patundur nё lidhje me abortin, me një rekord të pastër, si ish- guvernatori i Floridës qё kujtohet me dashuri dhe ka fituar dy mandate radhazi. Ai është jashtëzakonisht popullor me latinёt, dhe tani është një objektiv shumë demografik për GOP. Jeb është modeli i “Madhështisë se ardhshëm republikane”, i fortё e i ngurtё në çështjet thelbësore. Jeb Bush konsiderohet seriozisht njё kandidat i mirё; duke marre parasysh edhe mbështetjen e Rove-it, si shumë kandidatë të tjerë GOP-je që Rove-i është përpjekur të “kultivoje”, qё nga Guvernatori i Indiana-s, Mitch Daniels deri në Misisipi, tek Guvernatori Haley Barbour. Por fatkeqësisht nё vitin 2012 ai shijoi “çajin” e hidhur. Ai gjithashtu parashikoi se “pasionet e ngjallura” nga presidenca e vëllait të tij ishin ende shumë të “freskëta”. Shumë konservatorë, dhe jo vetëm ata tё “çajit tё hidhur”, mendonin se politika e George Bushit, deficitit në rritje dhe sidomos lufta e diskutuar në Irak, e kishin"njollosur" “markën” e GOP-sё . Dhe pavarësisht risigurimeve tё Rove-it, Jeb Bush mendonte se këto kritika do ta turpëronin atё, sidomos me votuesit e pavarur, kështu që mё mirё mbetej një rizgjedhje e Obamёs. Kjo temё na çon në fatkeqësinë më të fundit të kandidatit tё Rove-it, guvernatorit tё Teksasit Rick Perry, njёfarë “Bush kauboj” me një prani personale të komanduar, emri i të cilit aktualisht përflitet nga tё gjithë. Perry dhe Rove kanё histori tё vjetra bashkё. Rove e paraqiti atë si zëvendës tё Bush-it, nё postin e guvernatorit tё Teksasit, kur Bush deklaroi kandidaturën për president. Por aleanca e tyre ka filluar kohё mё parё. Në vitin 1990, Rove ka ndihmuar ish-konservatorin demokrat, i cili sapo kishte deklaruar hedhjen e kandidaturës për president dhe për pak fitoi mbi demokratin Jim Hightower, si komisionar hekurudhor i Texasit. Ajo ishte fitorja e parё politike për të dy burrat dhe dukej t’i bashkonte ata drejt rrugës sё “ngjitjes” politike. Nën shtytjen e mbështetjen e Rove-it, Perry u bë togeri guvernator i Bushit dhe me fitoren e Bushit në vitin 2000, Perry ka shërbyer tre mandate të njëpasnjëshme, ndёr mё tё gjatat në historinë e Texas-it. Por ai dhe Rove nuk janë më “miq” të ngushtë dhe kjo duke u shprehur me kujdes, përndryshe mund t’i quanim edhe “armiq”. Rove dhe Bush-ët u “ofenduan”, kur Perry filloi tё kritikonte George Bush për rritjen e deficitit dhe për promovimin e reformës se arsimit, një e vërtetë e hidhur; e cila kishte lënduar Teksasin, qё renditet pranë fundit në nivel kombëtar, në lidhje me rezultatet e testit tё arritjeve nё reforma, si shtet. Perry, i cili ka kultivuar imazhin e tij mbi Texas-in, si vend “Inkubator" për tё udhëhequr temat kryesore të vendit e për t’u ofruar punё vendasve", (duke mos marrё parasysh se shumica e atyre punëve e kane prejardhjen nga shtete si Kalifornia, dhe me paga mjaft të ulëta). Kashta e fundit mori flakë pikërisht vitin e kaluar, kur Rove dhe Co vendosёn të rikthehen duke mbështetur Senatorin republikan Kay Bailey Hutchison mbi Perry në fillimet e GOP. Perri ishte i tmerruar, por ai vazhdoi të “dënojë” “Hutchison-in, pastaj fitoi mbi majorin Bill White në zgjedhjet e përgjithshme, duke marrё edhe hakmarrjen e vet. Sondazhet treguan se Perry fitoi pjesërisht, pikërisht nё momentin qё u distancua nga “trashëgimia” e Bushit, dhe nga “Bushёt" nё përgjithësi. Pёr t’i hedhur mё shumё ujё zjarrit, ai solli në Teksas, armikun e betuar tё Rove-it, Sarah Palin dhe të dy bёnё një lojё mjaft interesante. Kjo na jep përshtypjen se Perri është tani me një nga kandidatёt e “çajit tё hidhur”, pavarësisht se nuk është edhe aq e vërtetë.
Pra, është çudi që Rove, në vend të kësaj, është përqendruar mё shumë nё ndërtimin e njё grupi financimi tё pavarur "527"-s, një udhëkryqi amerikan?
Kjo është ajo qё ndodh kur ke rolin kryesor, dhe nuk ke njё ”mbështetës”, i cili është gjithashtu "në opozitë", me pothuajse të gjithë kandidatët e pranishëm tё partisë, për presidencën. Sigurisht, Rove ka ende “podiumin” e tij nё Fox News dhe shkruan rregullisht një rubrikë për Wall Street Journal. Fjala e tij është shumё me vlerё atje dhe ndiqet si Kodi i Da Vinci-t për të dhënat nё lidhje me GOP. Ashtu si edhe Palin, ai ka mbajtur gjallë “markën” ose ka lënë “vulën” e tij nё lidhje me tё dhënat e përgatitjen e një kandidati tё ardhshëm presidencial. Por një gjë është mёse e sigurtё, nëse Perry, Bachmann ose Palin fiton emërimin e GOP. Atёherё Rovi –it do t’i gjejë vetes një rol udhëheqësi menjëherë. Dhe nëse Perry do tё “arrijё” hyrjen nё Shtëpinë e Bardhë dhe do të fillojë me larjen e ‘hesapeve” politike, Rovi-t do t’i duhet tё fillojë tё ketë kujdes e tё ruajё supet. Nё këtë rast, ky republikan do ta gjejë veten jashtë politike njëherë e mirë.
Përgatiti Lavdrim Lita