Kurbani dhe dermani
Nuk e besova kur më thanë se te dera qendrore e Bashkisë së Tiranës militantët e zjarrtë të PD-së kishin therur një dash për kurban. Vetëm kur pashë muret dhe trotuarin e përgjakur e besova, pasi mediat e këtushme të varura e të pavarura na e kursyen këtë skup-turp të paparë e të pangjashëm as në vendet arabe, kur shejkët bëhen kryebashkiakë. Kur u binda që kurbani nuk ishte një sajesë e opozitës, për të denigruar kurorëzimin e Bashës, të them të drejtën, sado u përpoqa, nuk e kuptova dot simbolikën e therjes së dashit, e përgjakjes së mureve e trotuareve të Bashkisë së kryeqytetit, ende pa u betuar e pa nisur punë kryebashkiaku rishtar, Lulzim Basha që u bë i tillë me vendim gjykate…Ka qenë apo nuk ka qenë kurbani në skenarin e miratuar paraprakisht nga Basha, kjo ka pak rëndësi! Besoj se nuk mund të mohohet që kurbani i ceremonisë mori një kuptim metaforik, që zor se mund ta krijonte tjetër një inskenim…E ndonëse Bashkia gjendet ngjitur me xhaminë, prapëseprapë nuk e gjeta dot një motiv apo shpjegim psikologjik, historik apo qoftë edhe fetar, që të justifikonte kurbanin te dera qendrore e qeverisë lokale… Megjithatë zgjedhjes, apo më mirë të themi, emërimit të Bashës kryebashkiak nuk mund t’i shkonte tjetër “kostum, përveçse ky lloj kurbani, edhe në qoftë spontan…!
Dikush më tha që kurbani u bë në respekt të traditës; një tjetër se u zbatua një rit i mirëfilltë fetar, islamik, sipas të cilit qeverisja e ardhshme e Bashës do të kishte edhe ngjyrim, edhe sendërtim mysliman (zgjedhja e kuadrove, kreditë nga vendet arabe…) Por, kurbani mund të jetë bërë edhe për shkak se shefat e Bashës, miqtë e tij, fëmijët e doktorit janë parë të agjërojnë, të organizojnë iftare, të falen e të aplikojnë publikisht ritet e ramazanit dhe të Kurban Bajramit…Kur pa që unë nuk po bindesha, pasi Basha nuk më krijonte përshtypjen e një praktikanti islamik, miku më tha, - Kush na futi, edhe pa vendim Kuvendi, në Konferencën Islamike? Mos të duket rastësi që vizita e Bejkerit në Tiranë u bë më së pari në xhaminë e Et’hem Beut? Po kur erdhi kryeministri turk, Turgut Ozal, a nuk u ther në hyrje të Tiranës, te “21 dhjetori”, një kurban, në prani të autoriteteve tona? A nuk u hoq monumenti i Skënderbeut që të mos i bënte hije kryeministrit turk? A nuk e kanë financuar arabët qendrën e Tiranës?
Nuk e besoj dot as njërën, as tjetrën. Jo vetëm pse me Kushtetutë ne jemi shtet laik, as se Basha vishet allafrënga, firmato, as se ka studiuar në Holandë e aty mban familjen, por se, me sa di unë, as Haxhi Qamili, Dumbaba ynë i parë, kur ka pushtuar Shijakun, në emër të Allahut, nuk ka therur dash te dera e komunës. Asnjë kryebashkiak i Tiranës nuk ka therur dash as në kohën e Zogut, as në vitet e pushtimit fashist, as në kohën e diktaturës, as në këtë të demokracisë…Prandaj, pyetja e mëposhtme e mikut tim m’u duk disi më e natyrshme: mos po kërkohet kësisoj, teksa mezi presim vendin e anëtarit kandidat në BE, të krijohet një traditë e re dhe, pas kësaj, në kryeqytet, sa herë të zgjidhet një kryebashkiak, të bëhet një kurban, pra të theret domosdo një dash? Mos vallë kjo ndodhi, më shumë se ngjyresë fetare, ka lidhje me besëtytninë e paragjykimet e militantëve (mos ndoshta më sak duhet thënë: të mercenarëve politikë?), që Basha ta trashëgojë sa më gjatë Bashkinë? Që këta t’i tregojnë me vepra, pra me kurban, kryebashkiakut të ri jo vetëm dashuri, po edhe besnikëri që ky t’ju bëjë derman, t’i veshë nesër policë bashkiakë, pasi tani pëdëistët e mbetur pa punë,(ka, me sa duket, edhe të tillë, sepse qeveria qendrore është e detyruar të bëjë shkurtime!) vetëm nga Bashkia mund të punësohen me shumicë?
E pra, as karakter fetar, as politik, as tradicional, sipas meje, nuk duhej të kishte kurbani i Bashkisë. Ata që therën dashin për Bashën, ashtu si shefat e tyre, nuk janë as besimtarë, as idealistë, as idhujtarë, ata janë nevojtarë, gjynahqarë, fakirfukarenj!
Apo, për të qenë edhe më pragmatik, mos vallë ringjallja e traditës së kurbanit ka ndonjë lidhje të fshehtë me strategjinë e qeverisë, për të thithur sa më shumë turistë dhe investime e donacione nga vendet arabe?
***
Por edhe kjo hamendje nuk më duket fort e besueshme jo vetëm pse Nikoll Lesi, i cili mbulon turizmin në ministri është demokristian, po se, po qe kështu, pra në se kurbani ka ndonjë lidhje direkte e indirekte me zhvillimin e turizmit, atëherë duhet që edhe kur të zgjidhet presidenti i ri, te hyrja e Presidencës, duhet të theret një dash; edhe kur do të bëhet qeveria e re, në vitin 2013-të (nëse rri apo edhe nëse, qoftë larg!, na ikën Berisha në drejtim të paditur!), duhet të theret pra një dash, por edhe kur mandatohet një ministër i ri, si p.sh, ai Kulturës a Drejtësisë, edhe kur do të zgjidhet Avokati i Popullit, kryetari i Kuvendit, kryetarët e gjykatave, kryetari i SHISH-it, i KLSH-së, i RTSH-së, etj, etj...Kjo do të thotë që të mos mbetet dash i gjallë në trojet tona arbërore! Por, nuk është puna se do të na mungojnë deshinjtë nëpër stane, se këta mund t’i sjellim me dhe pa tender për të tilla ceremoni nga çdo vend arab, apo edhe nga cilido shtet i BE-së, por se kësisoj shteti, qeverisja, institucionet, madje krerët dhe elita jonë intelektuale do të marrin vetvetiu një ngjyresë tejet primitive, arkaike, për të mos thënë tribale e barbare…
Mbarë Shqipëria ziente nga kjo puna e dashit të therur…As ngjarja tragjike e Norvegjisë nuk bëri kaq mbrësëlënie….Por të gjitha hamendjet e dyshimet e mësipërme, të mijat e të të njohurve të mi, u bënë copë e thërrime kur takova një militant të thekur të PD-së që i dinte punët “nga brenda”…Me një bindje të palëkundur ai më kumtoi se kurbanin e kishte organizuar e sajuar djallëzisht opozita, për të spostuar vëmendjen nga ceremonia e kurorëzimit të fitores historike të Bashës, për t’i dhënë këtij akti solemn e ligjor një pamje anadollake, pse jo edhe islamike, për të bërë atë që nuk e bënë dot me protesta, me bojkot, me sulme ndaj KQZ-së e Kolegjit Zgjedhor, pikërisht para marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE…Ky pra ishte, sipas tij, një atentat i rëndë që i bëhej jo Bashës, as Berishës, po kryeqytetit, madje jo vetëm kryeqytetit, por gjithë Shqipërisë, për të na diskredituar si komb para opinionit botëror!
Mbeta i shtangur, i hutuar, i pagojë…Këtë nuk e kisha menduar, edhe pse i pashë me sytë e mi mercenarët politikë, që kishin ardhur që në pikë të sabahut te dyert e Bashkisë të brohorisnin për Bashën e kundër këshilltarëve socialistë…Miku im, teksa më pa të mos besuar, më dha goditjen e fundit, - A mund të më thuash përse u gjakosën muret e Bashkisë? - Nuk e di, thashë…- Që t’i thuhet popullit që jo vetëm muret e Kryeministrisë, por edhe të Bashkisë do të jenë të gjakosura!...Sepse…sepse kush ishte më 21 janar ministër i Brendshëm? A nuk e akuzojnë Bashën për urdhrin e dhënë gardistëve që të qëllonin? Pra, opozita, që është më e poshtra e më djallëzorja në botë, ka dashur që me anën e simbolikës së kurbanit të përcjellë mesazhin që jo vetëm duart e Bashës, por edhe muret e Bashkisë së Tiranës nesër mund të lahen me gjak, nëse do të tentohet të merret edhe aty pushteti me protesta…se…se me votë, aha, harrojeni, qajeni!
Mbeta i shastisur! Asnjë argument nuk mund të funksiononte pas këtij zbulimi. Mbetej që në darkë të vinte një tjetër kërkesë e ambasadorëve, e ndërkombëtarëve të Brukselit e SHBA-ve…për “dialog, dialog, dialog mes dy palëve!”
Për një dialog e marrëveshje mes atyre që bëjnë kurban dhe atyre që me dashje, apo në kundërshtim me vullnetin e tyre, bëhen kurban! Natyrisht jo vetëm politikisht, por edhe mendërisht, edhe moralisht, edhe ligjërisht, në daç edhe publikisht!