E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë ndodh në Kuzej Gunej. Guney ndahet nga Banu, dy vëllezërit zihen për shkak të Xhemresë

Kuzey-Guney-Cast-Vogue-Magazine-Photos-2011-turkish-actors-and-actresses-32990742-470-313Pas udhëtimit në Antalia dhe problemeve që lindën me kthimin e tyre në shtëpi, Kuzey mëson në lidhje me takimin kokë më kokë të Simait me një burrë tjetër. Ai ndihet keq, por edhe i lehtësuar deri diku, pasi marrëdhënia e tyre ka kohë që është ftohur për shkak të gënjeshtrës së saj për fëmijën e abortuar.
Lidhja e Guneyt dhe Banu-së
Ndërkohë nga ana tjetër gjendja e Banus përkeqësohet pasi Gunei i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Marrwdhwnia mes tyre ndryshoi pasi nëna dhe vëllai i Banu-së e kërcënuan Guneyn se suksesi i tij në biznes erdhi nga emri i mirë i familjes së tyre, dhe jo nga aftësia e tij. Por duke parë gjendjen e keqe shpirtërore dhe psikologjike të vajzës së saj, Ebru bie dakord që të harrojë marrëveshjen paramartesore nëse ai kthehet me Banunë, diçka që gjithashtu forcon pozicionin e tij në kompaninë Sinaner.
Dy vëllezërit grinden
Gunej informon Kuzein për planet e zgjerimit të biznesit. Marrëdhënia mes vëllezërve përkeqësohet. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për shumë gjëra dhe më pas Gunei e akuzon të vëllain se dashuria e e tij (Kuzeit) për Xhemren është shkak i gjithçkaje që po ndodh. Simai i bën shantazh Guneit me atë që ajo di në lidhje me aksidentin në mënyrë që të fitojë para. Kuzej, i cili nuk di asgjë për këtë pret me padurim që të finalizojë divorcin me të. Në ditën e divorcit Simai nuk shfaqet në sallën e gjyqit. Ajo më në fund zbulon se cili sekret do ta ndihmojë atë…

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Në Dashuri në Manhatan, Kristobal
ngushëllohet në krahët e Sarës

Kristobal i bashkohet festimeve në shtëpinë e Marisas për suksesin e tij në zgjedhje. E habitur nga prania e tij, Marisa nuk ndjehet rehat, sepse para pak orësh e pa duke u puthur me Sarën. Pas një dollie të merituar, Marisa i kërkon në mënyrë të sjellshme Kristobalit që të largohet nga shtëpia e saj. Më e mira në atë moment për të dy ata është që të mos jenë bashkë. I mërzitur Kristobal largohet prej aty dhe shkon drejt e në krahët e Sarës, e cila e siguron se do ta ndihmojë që të harrojë vuajtjen. Ditën tjetër Sara kërkon shërbimin në dhomë dhe që Tania të jetë ajo që ti shërbejë. Kur ajo shkon e gjen bashkë me Kristobalin, i cili është duke fjetur gjysmë i zhveshur në shtrat. Në Kuins, Viktor e kalon natën duke pirë derisa dehet. Alkoolizimi i tij nuk ka shërim dhe Mirela e di këtë. Kur shkon në shtëpi, Jaja e gjen të shtirë në dysheme me një sjellje agresive dhe me një shishe tekila në dorë.  Tania i tregon Marisas se pa Kristobalin në shtratin e Sarës, gjysmë të zhveshur. Karmen përpiqet ta përgënjeshtrojë dhe argumenton se ndoshta e drogoi. Kjo shkakton që Marisa të shpërthejë dhe ti tregojë për puthjen që pa. Belinda ndjehet e dëshpëruar për shkak të diskutimit të saj të fundit me Gojon. Ajo i rrëfen se realisht kurrë nuk e pa zarfin e analizës së ADN-së së djalit të saj dhe i zhgënjyer ai ikën nga shtëpia. Megjithatë kanë kaluar disa ditë dhe Gojo e rimendon sjelljen e tij. Më në fund kthehet tek ajo, por këtë herë për të qëndruar përkrah saj. Në lagje, Jaja i kërkon Lalos që të ndihmojë babanë e tij, ose të flasë me të, pasi e ka kaluar gjithë ditën i pirë. Për të evituar që Estanislao të bëjë diçka kundër motrës së tij Viktor përpiqet ta godasë por që përfundon duke goditur Jajan…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›