fare do te thote neonazizem ne Ballkan - Format dhe trendet e tij

Ekstremizmi i djathte ne vendet e Ballkanit Perendimor manifestohet me shume ne baza kombetare dhe fetare se sa permes intolerances racore dhe politike. Ne Serbi Kroaci dhe Bosnje-Hercegovine operojne grupe te ndryshme ideologjia e te cilave bazohet ne mohimin e te tjereve dhe te ndryshmes. Sipas analisteve ata shpesh kane nje pikembeshtetje ne institucionet qeveritare. Nje shembull per lidhjet e zyrtareve politike dhe ekstremizmit te djathte ne Bosnje-Hercegovine sjell profesori ne Fakultetin Filozofik te Sarajeves Dr. Salih Foco. Forcat politike ushqejne konfliktin ne Bosnje-Hercegovine te fshehur pas Marreveshjes se Dejtonit dhe perdorin grupet e ekstremizmit te krahut te djathte per te parandaluar kthimin e refugjateve dhe keshtu riintegrimin e Bosnje-Hercegovines ne kuadrin e statusit te para luftes thote dr. Foco.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Perkrahes te partise radikale serbe ne Beograd
Ekstremizmi i krahut te djathte eshte importuar nga vendet e rajonit
Profesori Salih Foco beson se ekstremizmi i djathte eshte importuar ne Bosnje dhe Hercegovine nga vendet e rajonit levizjet cetnike dhe ustashe dhe vendet arabe vehabistet. Lufta dhe kriza ekonomike kane krijuar kushte te volitshme per manipulime ne keto hapesira dhe grupet ekstremiste qe veprojne ketu duan te destabilizojne Evropen dhe te parandalojne normalizimin e gjendjes ne viset e ish-Jugosllavise thote Dr. Foco.
Per socilogun nga Beogradi Dr. Dushan Janjiq ekzistojne dy drejtime te djathtes ekstreme e cila vepron ne Serbi dhe ne vendet e tjera ballkanike. Njeri ishte ne funksion te shperberjes se Jugosllavise dhe krijimit te shteteve te reja Partia Radikale Serbe dhe Partia Kroate e Drejtesise dhe tjetri eshte i lidhur me ngjarjet ne Evrope dhe krizen e demokracise liberale dhe ekonomise globale thote Janjiq.
Keto jane grupe neonaziste te tilla si Marshi Kombetar Levizja Popullore Serbe - Tanet dhe pjese te Levizjes Kombetare Serbe 1389. Organizata te tilla zakonisht grumbullohen rreth kraheve ekstrem te grupeve te tifozeve dhe ato i gjen pothuajse ne cdo qytet serb. Ata manipulohen edhe nga shteti ne menyre qe ata per shtetin te bejne punet e ndyra qe lidhen me drogen apo krimin e organizuar thekson Janjiq.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vahabiste duke protestuar ne Sarajeve
Ekstremizmi veshtireson normalizimin e marredhenieve fqinjesore
Ekstremizmi i krahut te djathte eshte i pranishem edhe ne Kroaci kete duhet ta kene parasysh forcat liberale demokratike thote per Deutsche Wellen profesori ne Fakultetin Filozofik te Zagrebit Dr. Ivo Goldstein. Ai vlereson se ekstremizmi i djathte ne Kroaci por edhe ne vendet tjera te rajonit sot nuk eshte aq shume i lidhur me Luften e Dyte Boterore dhe ish-levizjen socialiste kombetare. Ky ekstremizem mosperfillja dhe madje urrejtja ndaj te tjereve feve te tjera dhe vendeve te tjera shkaterron strukturen sociale brenda nje vendi te caktuar dhe njekohesisht veshtireson normalizimin e marredhenieve me fqinjet. Keshtu ne duhet te jemi te vetedijshem per faktin se nje ekstremizem ushqen tjetrin cka eshte tipike per shumicen e vendeve te Ballkanit Perendimor vecanerisht per Bosnje-Hercegovinen thekson Dr. Goldstein.
Analistet besojne se vendet e Ballkanit Perendimor do te perballen me vone me format me radikale te ekstremizmit te djathte perkatesisht neonazizmit sepse ende ne siperfaqe nuk ka dale kriza socialo-ekonomike. Dushan Janjiqi beson se ne mbare rajonin mund te ndodhe qe te kete rritje te fenomenit neonazizem Ballkani gjate 3-4 viteve te ardhshme do ti bashkohet trendit evropian sa i perket forcimit te ekstremizmit te djathte.
Autor Samir Huseinoviq / Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi