Bisedimet me Kosoven Stefanovic mberrin ne Prishtine

Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, mbërriti në Kosovë, për të zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, në kuadër të dialogut, i cili nisi në mars të këtij viti me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Ai hyri në mëngjes në Kosovë, përmes pikës kufitare në Merdare. Vizita e tij konsiderohet si e para e këtij lloji, ndonëse vet Stefanoviç ka pohuar të ketë qenë edhe më herët në pjesë të ndryshme të Kosovës, për t’u takuar me përfaqësues të serbëve kosovarë.
Gjatë ditës, në Prishtinë, ai do të takohet me homologen e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, dhe zëvendës kryeministrin, Hajredin Kuçi.