E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë gëzimi! Policët italianë festojnë kapjen e mafiozit (FOTO)

Share

Policët në një qytet të vogël italian shpërthyen në brohorima pasi kapën një boss të mafias, që kishte qenë në arrati prej 15 vitesh. Michele Zagaria, 53 vjeç, u kap nga oficerët e armatosur që përdorën një buldozer dhe një vinç për të hyrë në bunkerin sekret nëntokësore ku fshihej.

I ashtuquajturi Capastorta kryembrapshti, e kishte marrë këtë emër për shkak të reputacionit të dhunshëm. Ai ka qenë kumbari i një prej klaneve më gjakatarë në Itali.

Zagaria ishte një nga shefat kryesorë të klanit të Kazalezëve- një nga familjet më të frikshme të Kamorras.

Policia zbuloi se Zagaria jetonte në një bunker të fshehtë të nëndheshëm, në qytezën e tij të lindjes, Kasapeneza, pranë Napolit.

Drejtues i klanit të fuqishëm të Casalesi-t, Zagaria është dënuar me disa dënime të përjetshme në mungesë, për akuzat e vrasjes, trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit dhe kanosjes ndaj bizneseve.

Ndërkohë, Ministrja e Brendshme e Italisë, Anna Maria Cancellieri, e cilësoi arrestimin e tij si një sukses të madh për shtetin dhe një goditje e rëndë jo vetëm për klanin Casalesi, por edhe për organizatën e Kamorës në përgjithësi.

Klani i Casalesi është një prej disa rrjeteve kriminale që formojnë organizatën e Kamorës, dominuese në krahunën e Napolit dhe përreth.

Zagaria i ka kaluar vitet e arratisë pranë shtëpisë së tij pasi bosët e mafias mund të ushtrojnë ndikimin e tyre vetëm në një mjedis që i mbron ata, u shpreh prokurori Piero Grasso.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›