Çfarë ka ndodhur me flokët e tua Naomi? (FOTO)
Ajo është një nga supermodelet më të pranishme në media, ndaj kujdeset gjithmonë për të bërë paraqitjen perfekte.
Por bukuroshja 42 vjeçare, Naomi Campbell është fotografuar gjatë pushimeve në Ibiza dhe flokët e saj duken si mos më keq.
Mediat thonë se shkak për këtë është zgjatimi i flokëve (extensions).
Megjithatë ajo dukej në superformë fizike, përveç flokëve.
Nuk është hera e parë që Naomi ka probleme me flokët e saj. Ekspertët thonë se ajo vuan nga alopecia ose humbja e flokëve e shkaktuar për shkak të përdorimit të extensions.





