E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk kemi qenë të vetëm. Ka pasur dhe dy specie të tjera

Shkencëtarët kanë zbuluar dy specie të reja njerëzish, që kanë jetuar dy milion vjet më parë përkrah paraardhësve tanë direkt.

Shkencëtarët janë bazuar në tre fosile të reja, të zbuluara mes viteve 2007 dhe 2009 në një vend gërmimi pranë liqenit Turkana në Kenia, që njihet edhe si djepi i njerëzimit.

Lajmi për bashkëkzistencën e tre specieve njerëzore i shtohet provave të shumta që shkojnë kundër perceptimit se ka pasur një evolucion linear nga primatët e hershëm tek njerëzit modernë.

Fytyra e këtyre specieve të zbuluara është më e rrafshët dhe truri më i madh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›