fare lexuam ne tek mendimet e Elena Kadarese
Kadare nje ze i bukur ne shkretetiredhe ulerimat e ujqerve te kohes
Nga Gezim Llojdia
Kokeunjur fytyreverdhe ne muzgun e thepisur. Ne vjeshte ne thirrem Elenen ne godinen e vajzave per nje bisede letrare me studentet e Institutit Bujqesor. Elena ishte bashkeshortja e Kadarese shkrimtare me shume ne stilin femeror. Perndryshe llafurinat e perditshme tona neper kafene citonim nje fakt qe sdi kush e kishte shpiku apo e kishte sjelle nuk dihet nga cbiruca apo labirinthe. Pra qe fjala luante fjalen se asaj pra kjo shkrimtares me floke te verdha librat ja shkruante Kadare thoshte ai studenti duke trilluar duke perdorur balten me shumice.
Kuptohet ardhja e llafurinave behej e qellimte. Elena ishte nje bionde si te gjitha biondet bukurisht e bukur. Shkrimtare qe pas emrit te Kadarese kishte statusin e bashkeshortes se shkrimtarit me te madh. Megjitheate librat e saj na rrefejne se ato jane teresisht krijime te Elenes duke njohur stilin dhe temat te cilat ajo levronte. As qe nuk ka kurrfare dyshimi sot mirepo asaj kohe ku dyshoje per gjithshka per cdo gje ishte e kuptueshme. Keshtu Elena erdhi tek godina e vajzave nje dite vjeshte. Me kishte ngarkuar rrethi letrar nga ato angazhimet qe dikur beheshin cdo muaj dhe per ta kryer ate kuptohej qe beheshim copa. Ishim pothuajse student dhe ne fillimet tona rruge kerkimi qellonte i veshtire.
Fytyra e kohes tone. Shembellim i pafajesise. Ndrit pasqyra. Tek shpirti i diellit.
Kam shkuar dhe e kam takuar Elenen e cila pranoi te vinte per nje bisede ne Institutin e Kamzes kryesisht per romanin e fundit te saj me duket Nje lindje e veshtire
E pritem ne stacion e autobuzit Elenen. Dhe e shoqeruam tek godina e vajzave te Veterinarise. Ishte nje godine ere dhe nder me te bukurat e mobiluar pra per kohen ishte vertete mrekulli.
Ne katin e pare e mbushen me karrige nderkaq Martin Leka nenkryetari I rrethit letrar shkoi dhome me dhome me dike tjeter per te sjelle studentet per kete takim. Ne tavoline me Elenen u ula une Shefqet Meko Martin Leka. Erdhen me shume 100 studente qe e populluan dhomen. Elena filloi te flase dhe te tregoje per romanin se si e kishte gjetur temen. Me duket se tha se kur ishte shtruar ne maternitetin e Tiranes per te sjelle ne jete njeren prej vajzave kishte gjetur ato personazhe qe i kishte pershkruar tek krijimi i saj i fundit romani. Ishte njefare mend nje copez realitet i qe njihej kudo per ate kohe. Elena mjeshterisht e rrefeu mjafte mire fabulen qe kishte shkruar ne ate roman dhe tregoi edhe ane te tjera te krijimit te tij.
Mbaj mend se Elenen e pyeten Se perse nuk shkruante me Ismail Kadare
Ajo heshti nje caste u perqendrua dhe tha prere Jo Ismaili shkruan cdo dite. Nuk ka botuar jo se nuk shkruan. Dhe me te vertete behej fjale pas vetvrasjes se kryeministrit Mehmet Shehu qe kur Kadare thuajse nuk nuk kishte ne shtyp libera. Arsye qe ne na shmangen u shqua edhe tek kjo revolte e Elenes Nuk ja botojne. Behej fjale per Dimrin e vetmise se madhe qe me pas u ritransformua ne Dimrin e madh. Ate liber Kadare po e perpunon nga fillimi. Ka pasur shume vrejtje por Ismaili po i shqyrton te gjitha vrejtjet. Pritet qe te dali nje liber i madh dhe i ndryshuar. Pati edhe pyetje te tjera rreth Kadarese por qe kuptohet ishin pyetje studentesh pa ndonje qellim te percaktuar. Ka pasur nje moment rremuje nuk e kuptuam kush nga studentet e krijoi dhe perse ndersa Elena pyeti se cfare ngjau.
Elena ka takuar studentet dhe me pas kemi shkuar per kafe tek kinoklubi Studenti. Kur kemi dale prej andej Elena ka njohur pedagogun e agrokimise Aqif Dabullen nje burre qe asaj kohe ishte rreth te 55 vjec tullac megalloman. Jane pershendetur dhe ky I fundit e ka pyetur per Kadarene. Elena i tha shkoqur se redaktoret ja kthejne librat Ismailit pa asnje qellim. Po nuk eshte ankuar Ismaili tha pdeagogu. shte ankuar tha Elena por askush nuk merre masa. Elena madje tha ja kane ndalur botimin nuk e mbaj mend te cfare libri behej llafi. Elena nuk fliste me rezerva por dukej shume e pakenaqur qe Ismailit per disa vjet nuk i kishin botuar asnje liber ndonese ai punonte cdo dite nje krijues i pazakonte duke mbajtur keshtu ne jete dritaren e krijimit si puna e kandilit pa vaj qe mund te shuhej. Nuk do ta kalonte pa brengosjen deri ne dridhjen nga pikellimi kete situate Elena. Here-mundohej te shprehte dhe here e mblidhte veten. Kuptohej se ate bote nga ajo kohe shfaqeshin shpesh pergjimet. Mirepo revolten e saj une e kam pare shkoqur. Kur u ulem per kafe ne i tham se kishim nje gazete studenti dhe i kerkuam nje tregim apo novele te Kadarese. Ismaili tha ajo i ka tregimet mbi 10-15 faqe. Edhe aty ne u interesuam te mesonim me shume per Kadaren dhe arsyet e mosbotimit. Ne Tirane dhe mes ne studenteve qarkullonin llafurina te shumta. Kishte shume fjale per Kadarene qe dhe se ai bente nje jete borgjezi d. m. th nuk e njihte fare realitetin shqiptar prandaj me gjitha autoritetin e tij si nje nder krijuesit me te mire serish ai gabonte nuk njihte klasen punetore. Elena shpesh thoshte nuk i botojne dhe dukej qartazi pikellimi. Ata d. m. th redaktoret. Apo ata d. m. th pushtetaret e larte te qeverisjes se vendit Vete dora ai mundej te ishte deri aty arrinte puna
Kush ata Kujt i shkonte ky murr i ngritur ne lartesi thellesi gjerresi per te ndalur Kadarene Thone se ujqet e uritur e shqyejne vertete henen lehone. Qente do ta benin cope nese u jepej mundesia. Keshtu ujqerit dhe zogoria e qenve te ligesise ishin gati ta shkaterronin embrionin e ngjizur tek Kadare. Dhe e gjithe kjo zogori shfrynte larte e poshte tutje e thu se Kadare eshte nje borgjez qe ai nuk e do klasen punetore. Perse Kadare nuk trajton ne librat apo romanet e tij temen e klases punetore por merret me legjendat apo shkruan per qejfet ne kafe Flora
Pse Kadare nuk shkruan per rinen revolucionare qe po shpinte trenin deri ne Vlore po shkruante per zanat dhe mujet Nje miku im student me thoshte se Kadare e ka kuptuar se per tju shmangur polemikave ai gjen ato tema qe nuk cenojne shkruan per legjendat shqiptare sic ishin Ura me tre harqe Doruntina Prilli i thyer. Elena na e tha troc ISMAILIN e pengojne.
Dhe kuptohet kjo thenie tek keta studentet mund te mbarte me vete pasoja.
Ne vazhdimisht benim nje lloj gare dhe kishim formuar dy grupe tek rrethi letrar. Njeri qe pelqente Driteron dhe ne te tjeret qe kishim idhullin tone Kadarene. Ne debatonin pa ditur se cfare mund te perebenin keto zenka qe mund te sillnin nga kreshat e shtetit shi ndonese fjalet tone ishin thene butesisht shkoqur pa enigma. Ne adhuronin Kadarene per thellesin e mendimit trajtimit e tij prandaj kjo bukuri fjale i zihej fryma ndersa Agolli ishte kryetar i shkrimtareve dhe atij botohej ne cdo kohe romani apo poezia mirepo edhe Agolli kishte peripeci por qe i kalonte se ishte babaxhan apo duhet te kete pire thoshin dhe i ka thene keto fjale nga gryka e shishes. Edhe per peripecite e Agollit kishim degjuar ndersa kjo thellesi e Kadarese ishte si burimi i pafundem.
Romanet ishin te thjeshta te Agollit. Poezia e embel si e Naimit. Kishte poezi te mire Agolli. . Dhe sot mbetet poet i adhurruar. Kadarene nuk e kuptojne thoshin. Kadare ishte filozofik. Dhe ne qe kerkonim kete thellesi e ndjenim se kjo na hynte ne thellesi te shpirtit ose bente vend ne brendesi te brendise tek pika e zemres noctaun sevda. Mirepo po ta gjykosh holle-holle sjellja e Agollit ishte tipike bektashiu. Ne kohe te veshtira sillu si ajo deveja dhe ka nje fraze tjeter shtese qe e ploteson bukur. Pra Agolli qe ishte bir myhybi kete fushe e kam studiuar gjate them se ai u fut ne kete hulli. Keshtu ate dite Elena na dha nje mesazh qe e percollem ditet e tjera mes miqeve te librit dhe rrethit tone letrar.
D. m. th qe Kadaren e pengojne te botohet. Ja kthejne librat here pas here me justifikime te pajustifikuara por qe kuptohej se arsyeja e fshehur ishte ta mbanin nen presion aq me larg edhe botimeve dhe lexuesit. Nese sot thuhet se ishte rregjimi ai qe e promovoi Kadarene kjo edhe mundet te qendroj si teze mirepo pas kesaj djali plangprishes skishin cti benin. Emri i tij ishte i njohur tashme kudo dhe gjithkund kishte interes se si jetonte shkrimtari i madh nen nje rregjim te tille. Ne nje fare menyre ta mbanin nen mjegullen e pushtetit te shterngoni dhe nga frengjia e ngritur posacerisht ta vrojtonin. Nga mungesa e gjate e botimeve Kadare shfaqej fuqishem dhe cuditerisht kur libri i tij perthithej athere kuptohej se rregjimtare ndiheshin te vegjel ata ishin kaq te vegjel qe ne kete bote kishin qene shtegtare te humbur. Ata mbeteshin vdekataret pa lavdi harroheshin shpejt skishin vepera nga pase. Mbasi arkivoli i tyre zbriste ne thellesi te tokes per tu mbyllur per tu ngurosur ne fundin e fundem por jo te deshiruar. Per tu mbyllur ne erresirren pus mes te ftohtit te pamat ne banesen e perjetshme 1. 5 x 1. 5m. Per tu tretur ne drejtimin e humbur per te rene ne gjumin e madh te qefinit. Harroheshin. Kujtesa e shtetit ishte me pervjetore ndersa kujtesa e popullit ishte pafundme per shkrimtaret krijuesit shkencetaret artistet. Keqardhja e tyre ishte e madhe ne rast fatkeqesie te madhe. Pyesnin te gjithe cngjau me Alida Hiskun perse nuk kendon me por askush nuk pyeste cfare ngjau me Nako Spiron qe iku tragjikisht
Keshtu ajo dite tek ne ishte shenje e nje reflektimi. Ne qe vinim nga jug te brumosur me tipare te burrerise pra fjala e dhene therre djalin shikonim shpesh atje ne kryeqender se si zbeheshin ne syte tane figurat e shtetit sa te te paditur dhe cgafa o Perendi qe benin neper mbledhje apo gjetke aq shperthyese mbeten edhe barcoletat per anetaret e byrose. Nuk kam ndermend te sjell ketu gjithe llafurinat qe zienin neper kafenet shqiptare. Po me duhet te sqaroj faktin per Kadarene flitej shpesh dhe vesh hapur pritej se cfare do ti ngjiste shkrimtarit. Ne mos me kete liber. Prite te tjetri. Ky besoj ishte gjethja e fundit e vjeshtes thoshim prite kur ti vije goditja.
Korraca qe e mbronte nuk ishte shteti por emri i tij dhe fama e tij ne bote. Nese kjo u korracua nga shteti mbrinte nje cast qe shteti tash ja kishte atij nevojen per te depertuar neper vende gjer larg neper bote ku ky rregjim nuk quhej i pranueshem. Kadare sherbeu gjithe kohes si shkrimtare. Edhe kur atij i jane dhene poste duhet kuptuar se nuk ka qene Kadare qe i ka propozuar. Nese ka pranuar duhej bere per te qendruar shkrimtar perndryshe rrezimi i tij i pritshem mbrinte shpejt. Nen ftohtesine e katakombeve te ftohte ku ndriconte ora e territ mund te dremisnin ata qe skishin ndonje pune te madhe per te bere. Per ne admiruesit dhe lexuesit e tij te shumte brenda dhe jashte vendit do te ishte me mire nje Kadare qe I sjell dicka letersise se nje i persekutuar i syrgjynosur pa leteresi vetem me trisken e te persekutimit. Nese do te kishte ngjare sot do te kishim nje Kadare qe do te kerkonte nje here ne pese dite parate e burgut.
Pa asnje flete apo nje letersi qe do ta quanim letersi burgu me ndonje perurim apo ndonje dekorate. Do te thoshim Gjynah se lejoi rregjimi. Keqardhje do te shprehnim. Dhe harresa jone do te ishte e madhe. Kush fitoi ne kete mes letersia apo rregjimi Fituan letrat shqipe qe nuk humben nje ndricim me rrezim sysh te perhershem te saj. Do te kishim nje mall te vijezuar ne altar per shkrimtarin e ikur por se vetem kaq. Dhe nese ikte do te shprehshim U prefte ne parajse e embel balta e dheu yne etj etj.
Kemi nje pasuri letrare qe na e dha Kadare me nje kosto shpirti jo te vogel. 50 vjet permbi letra I kerrusur permbi fleten e bardhe. Punetor i letrave. Kur kam pare Postierin qe bente fjale per Neruden ne kohen e internimit te tij ne Itali cfare internimi ishte atje ne ate vend tani them me mire qe shpetoi shkrimtari sepse beri letersi. Ajo rezistence le tu mbetet rezistanteve heronjve politike te tjereve neve na duhet letersia qe Kadare dha. Nese shpetoi ka edhe nje pikezim fati qe e shpetoi nga ankthi i pafund kur pritej rrezimi i tij me dite he sot e he neser dhe nese nuk erdhi mire beri.
Shqyrtova dhe i mbetem kesaj pike. Me mire nje shkrimtare. Kur fola per Neruden ne Itali ai e bente internimin ne nje ishull plot me njerez dhe me jete aktive. Vertete larg vendit te tij. Ajo qe i mungonte ishte vendi i tij. Ne do te na mungonte letersria e Kadarese sepse ketu internimi ishte i vdekur e i pakallur. Kete nuk do ta deshiroja as per Agollin as per nje shkrimtar dhe as per nje shqiptar. Ndersa vdekja mund ti zinte vdekataret per poetet ndryshe ishte fati. Po citoj cfare thote ari naimjan Po shpirti qe svdes/ Sma mbrem e mengjes/ Ku ka fluturuar/ Se vdekja se ze dot. . .
Kjo eshte arsye qe Kadareja dhe poetet e tjere te vendit tone kane lene gjurme te thelle ne letrat shqipe. Nihilizmi dhe cinika apo gjykimi i shtrember nuk i ngrene dot autoret ne piedestale lavdie. Qasja se ata kerkohen te behen te medhenje duke kritikuar Kadarene mbete nje arsye e vogel nje koker gruri ne mendjen e kaposhit.