E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eno Koco Tefta po vjen me kenget e panjohura

TIRANE-Eno Koco eshte kthyer ne Tirane me te bijen soprano Teuten dhe me te birin violinist Gentin. Tefta Tashko Koco e ema ka sivjet 100-vjetorin e lindjes. Koncerti na ofron kenge te panjohura fotografi te tilla materiale filmike dhe rikthen pas kaq kohesh ne skene Gaqo Cakon. Surprizat nuk kane te sosur ndersa duket se cdo gje eshte organizuar me se miri pse jo edhe fale skenarit te Alda Bidos. Eno rrefen detajet e koncertit pjeset qe do te interpretohen ndersa dy femijet flasin per emocionet e tyre. Teuta shprehet e kenaqur per kete koncert. Me vjen mire qe ka edhe artiste te tjere te ftuar ne kete koncert sepse ka edhe lidhje brezash ne te. Une do te kendoj dy kenge te panjohura dhe nje pak te njohur kam edhe nje duet me Gaqo Cakon qe e kam edhe momentin me te preferuar nje trio me kengetaret e Operes nje duet me Irma Libohoven etj. Ne fund thote ajo do te kendohet Perendesha e bukurise nga te gjithe kengetaret e koncerti bashke. Nderkaq Genti Koco thote se eshte hera e dyte qe interpreton per gjyshen ne violine. Kam interpretuar para 10 vitesh nje pjese per Teften dhe vije me dicka tjeter. Une interpretoj pjesen Meditim e nderkohe qe tingujt e violines e rrefejne kete meditim ka fotografi te gjyshes qe shfaqen ne nje ekran. Tingulli eshte i forte dhe ka intensitet. Meqe atmosfera e koncertit eshte evokim i asaj qe ka lene Tefta ne muzike eshte perzgjedhur nje pjese nga Matne pjese e nje opere. Eumlshte nje pjese reflektuese dhe krijon nje ndjesi meditimi. Me tej ai ka edhe tri pjese shqiptare.
Ne 100-vjetorin e Tefta Tashko Kocos ju vini me nje koncert in memoriam. Cfare do i ofroje ai publikut
Ka nje vit qe e kam menduar kete koncert dhe me tej kam shprehur deshiren qe per ta realizuar te bashkepunoj me Radiotelevizionin shqiptar sepse une kam punuar nje jete te tere aty. Mund te them se bashkepunimi me radion ka qene i ngrohte dhe i perzemert. Eumlshte Elvira Diamanti qe merr pjese me Pandi Bellon ne nje rrefim te vecante per Teften. Ne koncert pervec femijeve te mia Teuta dhe Genti marrin pjese edhe Gaqo Cakon qe na nderon me pjesemarrjen sepse ai keto vitet e fundit nuk eshte aktivizuar dhe ne kete koncert rikthehet me nje ze te fresket te ngrohte e te bukur. Vec ketyre vjen edhe Irma Libohova mjaft e dashur per publikun shqiptar. Prania e saj ne kete koncert eshte shume domethenese sepse kendon kenget e Teftes ne menyren e saj. me tej jane edhe dy soliste te Teatrit te Operes qe jane baritoni Armando Likaj dhe mexosopranoja Lindita Kola.
A mund te na rrefeni surprizat e koncertit
Ju thate qe eshte nje koncert in memoriam. Ne fakt keni te drejte sepse ne evokojme figuren e Teftes nepermjet kengeve fotografive dhe xhirimeve. Ka shume fotografi qe njihen por ka edhe se nuk njihen. Menyra se si ato prezantohen eshte shume e vecante sepse ato shfaqen ne nje ekran te madh. Ka kuadro filmike qe shfaqin jeten e Teftes. Elvira pyet Pandi Bellen qe eshte autori me ne ze e me kompetent per figuren e per jeten e Teftes dhe ai i pergjigjet. Ka interpretim te Gaqo Cakos ka interpretim te Irma Libohoves interpretim te tim biri dhe te vajzes dhe dicka tjeter qe po e le surprize.
Si eshte organizuar koncerti dhe cilat kenge kendohen
Ai eshte ndare ne kater episode dhe per kete ne kemi pyetur edhe miqte tane. Ai fillon me nje bllok popullor ku Teuta ekspozon dy kenge qe si te thuash jane ato me te njohurat Kroi i fshatit tone dhe Kur me vjen burri nga stani me tej ka nje kompleks kengesh jane motivet me violine solo qe ne nje fare menyre tregoj edhe rreshqitjet e zerit te Teftes qe kane qene karakteristike per kohen mbaron episodi i pare me Irma Libohoven qe kendon kenge elbasanase. Me tej jane tri kenge nga te cilat dy jane krejt te panjohura e njera eshte fare pak e njohur. Ato jane regjistruar 80 vjet me pare dhe ekspozohen per here te pare. Behet fjale per kenget me titull Tirana ku flitet se sa moderne ishte ajo ne ate kohe me zonja te bukura me makina etj dhe tjera eshte me titull Saranda ku rrefehen ne nje fare menyre bukurite e ketij qyteti. Me tej eshte kenga Korcarja qe njihet pak e qe ne koncert do te kendohet sic eshte kenduar 80 vjet me pare me tempin qe ka pasur. Me tej ne koncert vjen blloku i kengeve klasike sepse Tefta ishte soprano edhe pse njihet prej regjistrimeve per kengen popullore. Gaqo Cako do te kendoje kenge popullore me zerin e tij te ngrohte dhe plot drite por edhe do te vallezoje.
Elvira Diamanti dhe Pandi Bello do te sjellin nje material te xhiruar. Cfare shfaq ai
Elvira na shfaqet duke zbritur nga kalldremet e Korces. Teksa shetit ne vende te ndryshme te Korces ajo pyet Pandi Bellon njohes i mire i figures se kengetares per jeten e Teftes ne kete qytet. Koncerti zgjat 1 ore e pak si material muzikor vec kesaj jane edhe materialet e tjera.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›