E Diel, 1 Nëntor 2026

Grate mblidhen se bashku i dergojne nje kerkese kryeministrit Berisha

Tirane 4 Nentor 2010 NOA - Rrjeti i Grave Barazi ne Vendimmarrje nje rrjet kombetar ku perfaqesohen gra aktive nga partite politike shoqeria civile dhe media nga e gjithe Shqiperia parashtron nje kerkese publike drejtuar Kryeministrit te Republikes prof.dr. Sali Berisha.

Duke falenderuar Kryeministrin per iniciativen e tij lidhur me ndryshimet ne Kodin Zgjedhor me qellim qe kjo reforme te jete sa me gjitheperfshirese Rrjeti Barazi ne Vendimmarrje si nje rrjet qe ka si synim te drejtperdrejte permiresimin e perfaqesimit gjinor ne politike dhe vendimmarrje shpreh deshiren dhe angazhimin e vet serioz per te qene pjese e tryezes per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor.

Rrjeti Barazi ne Vendimmarrje deklaron se ka si synim te permiresoje rekomandimet e Raportit Perfundimtar te OSBE/ODIHR 2009 perkatesisht Rekomandimin nr. 30 Per Gruan.

Ne kete kuader ne jemi te mendimit se per zbatimin e kuotes gjinore ne zgjedhje nje rol mjaft te rendesishem paraqet Kodi Zgjedhor i cili parashikon rregulla per permbushjen e saj si ne organet e zgjedhura qendrore ashtu dhe ne ato vendore - thuhet ne deklaraten e nenshkruar nga Rrjeti i Grave Barazi ne Vendimmarrje.

Kuota gjinore ne organet e zgjedhura kerkon perfaqesim te barabarte gjinor mbi 30 nga secila gjini jo vetem ne anetaresine e Kuvendit dhe te organeve te zgjedhura te njesive te qeverisjes vendore por edhe ne organet e administrimit zgjedhor. neni 15 i Ligjit Per barazine gjinore ne Shoqeri.

Rrjeti Barazi ne Vendimmarrje shpreh vullnetin e vet per te qene pjese e Tryezes per Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor pasi per ne standardi i barazise gjinore nenkupton pjesemarrjen ne kushte te barabarta brenda nje kuadri social dhe politik te nje reforme dhe bashkepunimi qe duhet te ekzistoje mes pushtetit dhe organizatave jo-qeveritare.

Duke shpresuar qe kerkesa jone te merret parasysh ngelim me shpresen qe rekomandimet tona te perfshihen ne axhenden per diskutim te tryezes per reformen zgjedhore.

e.r/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33672-grate-mblidhen-se-bashku-i-dergojne-nje-kerkese-kryeministrit-berishatitleGrate mblidhen se bashku i dergojne nje kerkese kryeministrit Berishatheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›