Çfarë mund të mësojë Turqia nga Shqipëria
A do të sjellë viti 2008 ndonjë zhvillim befasues në historinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Evropën Juglindore? Ndërkohë që klasa politike turke ka ngecur në betejat e veta të brendshme, në Ballkan po ndodhin zhvillime të rëndësishme. Në një kohë kur demokracia turke po u duket me mangësira gjithnjë e më të mëdha edhe miqve të saj më të mirë jashtë vendit, disa nga vendet më të vogla të Ballkanit po fitojnë kohën e humbur.
Ambiciet e tyre janë të qarta: të arrijnë nivelin ku është Turqia sot. Të dorëzojnë një aplikim për anëtarësi në BE përpara fundit të këtij viti. Të arrijnë të marrin statusin e kandidatit jo më vonë se në vitin 2009. Të fillojnë më pas negociata sa më shpejt të jetë e mundur.
Përtej Kosovës:
Përgjatë këtij viti mbulimi mediatik i Ballkanit është përqendruar te Kosova, te zgjedhjet në Serbi dhe në ndonjë rast edhe te mosmarrëveshjet për emrin e Maqedonisë. Kjo është e kuptueshme, por jep një perceptim jo të saktë. Në Kosovë politika e BE-së ka vështirësi serioze dhe gjasat janë që problemet do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen: vetëm 18 nga 27 vendet anëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri tani. Misioni i BE-së në vend nuk e ka të qartë rolin e tij. Misioni i OKB-së nuk do të largohet në qershor siç ishte parashikuar. Nuk ka konsensus nëse duhen kundërshtuar përpjekjet e Serbisë për të shkaktuar një ndarje de fakto të Kosovës dhe sesi duhet bërë kjo. Në të njëjtën kohë në Serbi, deri në zgjedhjet e së dielës së kaluar, partitë që kishin dalë hapur kundër BE-së dukej sikur po forcoheshin. Në Maqedoni një veto e Greqisë që pengoi progresin drejt NATO-s dhe BE-së (po të mos zgjidhet çështja e emrit) duket sikur po i vinte shkopinj nën rrota politikës së BE-së atje.
Duke gjykuar nga këto ngjarje, politika e BE-së në Ballkan duket si një rrëmujë e tmerrshme. Megjithatë ka një tjetër ngjarje që po ndodh edhe pse jashtë vëmendjes së mediave për momentin. Dy vende - të vogla në madhësi- po përjetojnë një transformim mbresëlënës: Mali i Zi dhe Shqipëria. Serbia ende duhet të gjejë një mënyrë sesi të dalë nga kriza ku ka ngecur. Bosnja ndoshta do të stimulohet nga progresi në Kroaci dhe Serbi pas zgjedhjeve. Duket tashmë e mundur që ndërkohë që Turqia çon dëm edhe një vit tjetër për shkak të krizës së brendshme, pjesa tjetër e Evropës Juglindore është duke e arritur.
Mali i Zi ka gjasa që të aplikojë për anëtarësim në BE që në qershor, siç më tha dhe zëvendëskryeministrja energjike e këtij vendi së fundmi në Paris: "Ekziston një konsensus i gjerë kombëtar dhe politik për sa i përket integrimit. Atëherë pse mos të hapim një fazë të re të integrimit"? Pak ditë më parë, lideri i opozitës në Shqipëri dhe kryetari ekstravagant i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të përgatisë këtë aplikim për në shtator. Javën e kaluar, Edi Rama si dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, morën shkas nga Dita e Evropës që të reklamonin konsensusin e tyre të ri. Qeveria dhe opozita në Shqipëri kanë qenë të njohura për armiqësinë që ushqenin ndaj njëra-tjetrës, gjë që reflektonte dhe një shoqëri të polarizuar në ekstrem. Edi Rama tha se kjo epokë tashmë ka kaluar: "Në fund të fundit demokracia në thelb ka mospajtimet midis njëri-tjetrit. Mënyra e mospajtimeve i jep ose nuk i jep cilësi jetës demokratike. Ne do të vazhdojmë të mos pajtohemi për çështjet e brendshme, por gjithashtu do të vazhdojmë të shtyjmë qeverinë që të rrezikojë, të jetë kurajoze dhe ta dorëzojë këtë aplikim".
Një cikël virtuoz në Adriatik:
Ndërkohë që Shqipëria dhe Mali i Zi promovojnë rastin e tyre, duket se po krijohet një momentum i ri. Negociatat e Kroacisë po shkojnë mirë. Osman Topcagic, që kryeson Drejtorinë e Integrimit Evropian në Bosnjë-Hercegovinë, tha javën e kaluar se edhe Bosnja ka i ka vënë vetes një objektiv ambicioz: "Një prezencë më e madhe e Evropës në rajon do të thotë më shumë stabilitet, më shumë prosperitet ekonomik, më shumë vende pune… të gjitha partitë e mbështesin procesin e integrimit evropian dhe opinioni publik është gjithashtu shumë i favorshëm, rreth 80 për qind ose dhe më shumë e mbështesin atë. Kështu unë kam besim që ne do të dorëzojmë aplikimin tonë përpara fundit të vitit". (Mund të gjeni të gjitha intervistat e mia me liderë të ndryshëm të Ballkanit në sitin www.esiweb.org, Përpjekja e Adriatikut për zgjerim)
E gjithë kjo do të ishte diçka pozitive për Ballkanin, për Evropën dhe për Turqinë. Por kjo përmban edhe një mësim. Nga 2002 deri në 2004 Turqia e habiti Evropën - dhe vetveten - me progresin që arriti kur qeveria dhe opozita u përqendruan në axhendën evropiane. Kur ky konsensus ra, edhe reformat u ngadalësuan. Me ngadalësimin e reformave, kundërshtarët e hyrjes së Turqisë në BE morën krahë anembanë Evropës. Kjo përforcon skepticizmin këtu.
E kundërta e kësaj, një cikël virtuoz vetëbesimit në rritje po vepron në Adriatik në këtë kohë. E kush mund ta kishte menduar pak vjet më parë që Ankaraja do të kishte për të mësuar nga Podgorica dhe Tirana?
........
Gerald Knaus është presidenti i "European Stability Initiative" (ESI), si dhe studiues i atashuar me Institutin për Shoqëri të Hapur (OSI)