Takimi Bush-Topi në përvjetorin e shtetit të Izraelit
Presidenca e Republikës ka shpërndarë dje foton zyrtare ku janë fiksuar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush dhe bashkëshortja e tij Laura, së bashku me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi, me Zonjën e Parë Teuta Topi. Fotoja është marrë në pritjen e veçantë me rastin e 60-vjetorit të themelimit të shtetit të Izraelit, në Jerusalem. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush ka zhvilluar një takim joformal me homologun e tij shqiptar, Bamir Topi në këtë aktivitet. Presidenti shqiptar, Bamir Topi, ka qenë ndër të ftuarit më të nderuar në ceremoninë jubilare të zhvilluar nga shteti hebre. Kjo për dy arsye: sepse shqiptarët konsiderohen si një nga popujt që kanë mbrojtur hebrenjtë gjatë gjenocidit nazist në Luftën e Dytë Botërore, por edhe rreshtimi i vendit tonë në krahun e aleancës botërore në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar ka qenë një ndër faktorët kryesorë që kanë përcaktuar statusin e Shqipërisë në ceremoninë e zhvilluar në Jerusalem. Ndërkaq, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, nuk po lë rast zyrtar për të treguar se Shqipëria është një nga aleatët më të ngushtë të Uashingtonit. Vetë fotoja zyrtare, e shpërndarë dje nga Presidenca, por që në fakt ka ardhur nga zyra e marrëdhënieve me publikun e Shtëpisë së Bardhë, tregon për konfidencën politike dhe njerëzore të Presidentit Bush me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi. Një foto tejet njerëzore që tregon një marrëdhënie mjaft të ngushtë politike mes dy vendeve tona. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka përfunduar vizitën e tij disaditore në Izrael, ku bashkë me krerët e disa vendeve kanë marrë pjesë në përkujtimin e 60-vjetorit të themelimit të shtetit të Izraelit. Kjo ceremoni, në fakt, ka qenë
një demonstrim i madh i vullnetit të komunitetit ndërkombëtar për të vendosur paqen në rajonin e Lindjes së Mesme. Vetë pjesëmarrja e një numri të madh të liderëve botërorë, duke filluar nga Presidenti Bush, ish-kryeministri britanik Toni Bler etj., ishin dëshmi e një manifestimi të fuqishëm pro paqes në këtë rajon që ndodhet fare pranë me Irakun dhe Afganistanin, ku edhe Shqipëria është e pranishme me misionet e saj paqeruajtëse. Gjatë vizitës së tij në Izrael, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është pritur nga homologu i tij izraelit, Shimon Perez, por është takuar edhe me personalitete të larta të shtetit hebre.
Gjithashtu, në emër të shtetit shqiptar, Presidenti Topi ka nderuar viktimat e Holokaustit nazist. Presidenti Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, mori pjesë në një ceremoni të veçantë përkujtimore dhe vendosi një kurorë në shenjë nderimi dhe respekti për martirët dhe heronjtë e Holokaustit, emrat dhe fotot e të cilëve janë ekspozuar në Sallën e Emrave, një strukturë e madhe konike e ndërtuar rishtazi. Disa nga kthinat e vogla u janë dedikuar partizanëve hebrenj, si dhe njerëzve me kombësi të tjera, që rrezikuan jetët e tyre për të strehuar e mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këta heronj nderohen me titullin fisnik "Të drejtët mes kombeve". Presidenti Topi u ndal në murin ku janë gdhendur emrat e të gjithë shqiptarëve dhe familjeve të tyre që kanë strehuar dhe shpëtuar hebrenj dhe la një shënim në Librin e Përshtypjeve të Muzeut të ri të Jad Vashemit. Presidenti Topi zhvilloi edhe një takim të përzemërt e të ngrohtë me bashkësinë izraelito-shqiptare, e cila është vendosur dhe jeton prej vitesh në Izrael. Pas përshëndetjes së rastit të kreut të shtetit shqiptar, ku u vlerësuan lart lidhjet e ngushta, tradicionale dhe historike mes dy kombeve, në këtë takim u shfaq edhe dokumentari "Toka e Besës", që përshkruan historikun e shkurtër të strehimit dhe shpëtimit të hebrenjve nga populli shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.